Lexoni edhe:
Arritja e marrëveshjes me Serbinë nuk është çështje që varet nga Kosova
Shkruan: ANALISTI - Xhevat Meha
Thirrja e Ministres për punë të jashtme e Mbretërisë së Bashkuar që jo vetëm Ukraina por edhe Ballkani perëndimor të marrë mbështetje për mbrojtje ushtarake nga Rusia përmban një urgjencë. Urgjenca vjen si pasoj e neglizhencës tepër të madhe dhe tepër të gjatë nga perëndimi për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në Ballkan.
-Në vitin 2014, kur kam qenë duke shkruar librin tim "SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALLË SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE", me përgjegjësi them se shërbimet e fshehta të vendeve perëndimore nuk kanë pasur shqetësime a preokupime për veprimtarinë e strukturave të fshehta serbe në Kosovë, struktura të cilat janë të mbështetura nga Rusia. Vetëm në vitin 2016 AKI-ja ka filluar që në program të punës së vetë të përfshijë luftën kundër veprimtarisë së strukturave të fshehta armiqësore ndaj Kosovës.
Arritja e marrëveshjes me Serbinë nuk është çështje që varet nga KosovaLexoni edhe:
Besoj se shërbimet e fshehta të vendeve të Ballkanit perëndimor që janë nën rrezikun e sulmeve nga Rusia, nga vitet 2016-2017 e deri tani kanë mbledhur të dhëna dhe inteligjencë të mjaftueshme që nxjerr pamjen e plotë të shtrirjes se gjerësisë dhe thellësisë së veprimtarisë së strukturave të fshehta ruso-serbe në Ballkanin perëndimor. Veprimtaria e fshehtë është përgatitje e kushteve për aksione të Rusisë qoftë ushtarake qoftë të luftës hibride. Thirrjen e Ministres së Mbretërisë së Bashkuar e shoh në kuadër të kësaj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".