Gjykata Speciale padrejtësisht po e amniston gjenocidin serb dhe krimet kundër shqiptarëve të Kosovës
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Paralajmërimet e fundit për arrestimin e mbi dhjete ish eprorëve të UQK se nga Gjykata Speciale në Hagë janë shqetësuese. Sikur i gjithë zinxhiri komandues i UÇK-së po akuzohet për kriminalitet para, gjatë dhe pas luftës së vitit 1999. Institucionet e Kosovës, në krye me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, janë duke bërë atë që munden të bëjnë në këtë situatë tepër të vështirë. Video meetingu me avokatet mbrojtës të akuzuarve nga kjo gjykatë ishte në kuadër të këtij qëllimi, por edhe vizita e ministres së drejtësisë Haxhiu në Hagë.
Mua si një njëri që jap opinione plotësisht të pavarura me shqetësoi shumë fakti që avokatët mbrojtës se z. Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit e të tjerëve që gjenden në Hagë, theksuan tendencën e kësaj gjykate që mos të merret parasysh fakti që në Kosovë kemi pasur të bëjmë një lufte çlirimtare dhe mbrojtëse, dhe me një luftë në mes të pa barabartëve, ku njerëzit rroken armët prej më të thjeshtave të mundshme vetëm e vetëm për të ju kundërvu okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë apo të nacionaliteteve tjera, që nuk la gjë të zezë pa bërë në Kosovë.
Aktakuzat e ngritura nga kjo gjykatë, ndaj ish krerëve të UÇK së, se këta kanë urdhëruar arrestimin, mbajtjen apo burgosjen e shqiptarëve e të tjerëve që ishin bashkëpunëtore të regjimit të Millosheviqit, regjim i cili shkaktoi dy gjenocide, njeri në Bosnjë që është vërtetuar nga gjykata ndërkombëtare e tjetri në Kosovë që pritet të vërtetohet me kalimin e kohës, e bënë këtë gjykatë edhe më tendencioze. Nëse kësaj i shtohet edhe akuza vetëm ndaj shqiptarëve për krimet e pretenduara atëherë kjo gjykatë kalon në një nivel që nuk e përfaqëson as vetëveten dhe ligjin ndërkombëtare duke humbur besueshmërinë. Çka nëse një serb ka qenë pjesë e luftës mbrojtëse të Kosovës, dhe ka kryer ndonjë krim të mundshëm, a e bënë nacionaliteti i tij atë të jetë mbi ligjin. Përse në këtë gjykatë nuk u hapen akuzat ndaj atyre që vranë civil në Mitrovicën e veriut me prezencë të KFOR-it?
Edhe në luftë pore edhe në paqe, spiunët konsiderohen në çdo vend të botës si armiku më i rrezikshëm për shtetin, sepse spiunët janë brenda shtetit, brenda popullit dhe brenda strukturave të caktuara, gjë që ja i mundëson armikut të di atë që nuk duhet ta dinë dhe në këtë mënyrë të godet aty ku dhemb më së shumti. Pra spiuni është edhe më i keq se armiku.
Në Kosovë, që nga heqja e autonomisë nga Millosheviqi 1988-1989 e deri në vitin 1999 kur NATOJA së bashku me UQK-në. e çliroj Kosovën, populli ynë ju ka nënshtruar, një torturë të përditshme, dhunë fizike deri në vdekje nga torturat, dhunë psikike, dhunime e vrasje nga të gjitha moshat, dhe në këto gjëra të tmerrshme kanë pasur dorë pikërisht spiunët që nuk kanë qenë të paktë e fatkeqësisht kanë qenë edhe shqiptar dhe që janë identifikuar nga populli, dhe të cilët ju kanë përcjell informata okupatorit Serb për çdo gjë që ka ndodhur e që ska ndodhur në vendet ku ata kanë vepruar. Rrallë mund të gjendet ndonjë shqiptar që nuk ka qenë viktimë e dhunës fizike, torturave prej më të rënda të mundshme, me burgosjet, aksionet për kërkimin e armëve tek familjet shqiptare e dhunë të llojeve tjera që kurrë nuk përfunduan deri me largimin e Serbisë nga Kosova. Mua, gjykata speciale, po më ngjanë në një gjykatë serbe që është formuar për të dënuar ata që luftuan kundër okupatorit serb, bashkëpunëtoreve të tyre dhe gjenocid bërsëve nga Serbia.
Dënimi i njerëzve me arsyen se keni burgosur bashkëpunëtoret shqiptar të Millosheviqit, e vulos logjikën e të qenurit të kësaj gjykate në shërbim të kauzes së Serbisë, se shqiptarët na qenkan terrorist dhe në këtë kuadër edhe UÇK ja, dhe si rrjedhojë duhet të dënohen për çdo gjë që kanë bërë. Çdo ditë shoh në TV se si Ukrainasit po veprojnë me tradhtarët në radhët e tyre që po bashkëpunojnë me Rusin, a thua edhe për ata do të xhindet një Dik Marti i cili do shpif krime monstruoze për të cilat do i akuzon Ukrainasit dhe për të cilët do të formohet një gjykatë speciale e ngjashme me këtë për krerët e UÇK- se, me qëllimin që të përmbyset mundësia e akuzës ndaj Rusisë për gjenocid në Ukrainë. Gjykata speciale që u krijua nga filmi horror me skenar të Martit, ka qenë gabimi më i madh që ka bërë perëndimi në raport me Kosovën, dhe në raport me luftën e NATOS. Çdo ditë po e dëgjojmë Vuçiqin,duke e akuzuar perëndimin për bombardimin e Serbisë dhe shkëputjen e Kosovës, duke harruar krimet që kanë bërë për 10 vite në Kosovë. Vuçiq gjatë vizitës ne gjermani tha se e drejta që ju dha Kosovës nuk po vlen për rusët në Dombas, të Ukrainës, pa e njëjta që po e thotë Putin, e askush deri më tash nuk doli ti thotë Vuçiqit që populli i Kosovës u ngrit në rezistencë tek pas suprimimit të autonomisë së vitit 1974, dhe pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe pas një gjenocidi që u bë ndaj këtij populli, ndërsa e kundërta ishte në Krime e Dombas, ku kishim një kryengritje dhe shkëputje të rajoneve pa qenë fare të kërcënuar nga shteti i Ukrainës. Perse ju zotërinj nga perëndimi nuk ja thoni këtë edhe publikisht në sy të gjithë botes, por e leni Vuçiqin që të krahason natën me ditën.
Kjo gjykate fatkeqësisht do i shërben Serbisë për ta pasur një argument juridik që e vërteton se shqiptarët kanë bërë krime dhe si rrjedhojë dëbimi i Serbisë nga Kosova nga bashkësia ndërkombëtare ka qenë e pa ligjshme. Unë Besoj shumë që kjo gjykatë është krijuar për ti shërbyer Serbisë, Rusisë dhe Kinës, për atë që tani po ndodhë dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Barazimi i okupatorëve dhe shërbëtorëve të tyre me çlirimtarët e nnjë vendi është një precedent i rrezikshëm që do i shërbej Serbisë Rusisë dhe Kinës apo çdo pushtuesi tjetër. Unë besoj shumë, që do vjen koha kur do të zbulohen planifikuesit e kësaj gjykate dhe financuesit e idesë për këtë gjykatë, e që unë dyshoj shumë që ideja dhe paraja e financimit ka ardhur pikërisht nga Rusia me Serbinë, dhe në këtë kurthë kanë ra i gjithë perëndimi ashtu siç ranë në kurthin e Ukrainës që nga viti 2014.
Edhe në luftërat çlirimtare fatkeqësisht bëhen krime, dhe ato duhet të dënohen, po sikur në çdo gjykim në botë, rrethanat, tmerret, gjendja psikologjike e njerëzve merret parasysh. Si do të vepronit ju nëse një familje e tërë është vrarë apo dhunuar, dhe ti e din që aj që e ka drejtuar gishtin nga ajo familje ka qenë një spiun shqiptar, si do të vepronit ju dhe shteti juaj në këtë rast, kur afekti i momentit dominon mbi mendjen e shëndoshë. Për fund, i lus partitë opozitare, të bëjnë opozitë të sinqertë, sepse me këtë opozitarizëm që po bëjnë vetëm se po ua rëndojnë barrën atyre që janë në Hagë. Fyerja me ”rob” në kuvend, gënjeshtrat për hava që vetëm ndonjë naiv ( për të mos thënë budalla ) i besoj, po e humb kredibilitetin e opozitës e posaçërisht ish komandantëve të UÇK-së, po e humb respektin që populli mundet me pas ndaj tyre për shkak të sakrifikimet që kanë bërë për të mbrojtur atdheun nga pushtuesi, dhe kjo gjë po ja lehtëson punën edhe Serbisë edhe Rusisë që nëpërmes gjykatës speciale ta heq fajin nga Serbia për çdo gjë që ka bërë.
Ju opozitë, po e lodhni popullin me budallallëqe që po i bëni, andaj populli mundë të thotë” nashtë, le ti hjekun prej këtu se veç çlirohemi, se na ka ardhur ngush prej tyre”. Mos luftoni kundër vetes, sepse kështu nuk po i ndihmoni as Kosovës dhe historisë tonë të dhimbshme. Është një thënie ” kur i yti nuk të donë, mos prit të qaj hallin fqinji”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".