Lexoni edhe:
Veprat e karakterit penal nga pozitat shtetërore nuk mundë të kufizohen as të amnistohen, duhet të ndiqen e të gjykohen!
Shkruan: ANALISTI: Nexhat Haziri
Është shumë urgjente që qeveria aktuale të bëhet riorganizimi i Institutin për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe krimet dhe gjenocidin, dhe përmes ekspertëve dhe njohësve të tjerë të fushës, të përgatis sa më parë padinë ndaj Serbisë, për krime lufte, gjenocid si dhe për krime ekonomike dhe shkatërrime të tjera në Kosovë gjatë periudhës së luftës 98-99
-Udhëheqja e shtetit nga politikanët me dosje të trasha të krimit, jo vetëm që e ka dëmtuar vendin duke e mbytur çdo shpresë për zhvillim, natyrisht se i ka bërë edhe shërbim mjaftë të madh Serbisë, sidomos në procesin e bisedimeve herë teknike e herë politike, por pa ndonjë suksese të prekshëm që do ta shënonte të ashtuquajturin dialog për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu edhe në rrafshin e krimeve të luftës dhe gjenocidin e Serbisë të ushtruar ndaj Kosovës në periudhën e luftës, kasta e politikanëve të inkriminuar kosovar, si duket primare e kanë pasur se sit të shpëtojnë vetë nga drejtësia dhe kanë kalkuluar që përmes çfarëdo marrëveshje me Serbinë, në qoftë edhe në dëmin ndaj Kosovës dhe perspektivës së saj si shtet, të fitojnë një lloj imuniteti në raport me drejtësinë. Andaj deklarata e presidentit serb Vuçiqi pasur gjenocid në Kosovë dhe nuk ka asnjë vendim të vetëm gjykate që e sheh atë ndryshe”, është përgjigj presidenti serb në intervistën për medien gjermane, juridikisht qëndron, pasi institucionet e shtetit të Kosovës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, nuk e kanë marrë mundin për ta paditur shtetin serb për krimet e luftës.
Kjo pa përgjegjshmëri politike e kombëtare e liderëve udhëheqës shtetëror të Kosovës e ka ndihmuar Serbinë në arenën ndërkombëtare, sidomos në ato institucione ndërkombëtare ku është raportuar për Kosovën dhe marrëdhëniet me Serbinë, kur kjo e fundit në mungesë së një padie nga pala kosovare ka marrë rolin e akuzuesit ndaj Kosovës edhe për incidentet me banale në vendbanimet serbe në Kosovë, duke I paraqitur si sulme me motive etnike ndaj serbëve të Kosovës, gjoja nga institucionet e Kosovës apo nga shumica shqiptare. Dhe vetëm kjo, por mungesa e padisë nga Prishtina zyrtare ndaj shtetit serb për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës në Kosovë, e ka forcuar po ashtu edhe pozicionin e Serbisë edhe në procesin e dialogut me Kosovën të ndërmjetuar nga Brukseli, ku Serbia ka shfrytëzuar këtë situatë për ti rritur kërkesat e saja sa I përket pakicës serbe, që përmes një autonomie sa më të gjerë me kompetenca ekzekutive ta bëjë sa më defunksional shtetin e Kosovës, duke mos u ndjerë fajtor as moralisht e as juridikisht për atë çfarë kishte shkaktuar në Kosovë gjatë luftës, duke shfrytëzuar heshtjen e palës kosovare. Është shumë urgjente që qeveria aktuale të bëhet riorganizimi i Institutin për hetimin e krimeve të luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë, përfshirë edhe krimet dhe gjenocidin, dhe përmes ekspertëve dhe njohësve të tjerë të fushës, të përgatis sa më parë padinë ndaj Serbisë, për krime lufte, gjenocid si dhe për krime ekonomike dhe shkatërrime të tjera në Kosovë gjatë periudhës së luftës 98-99.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".