Lexoni edhe:
Fshesa e pastrimit nga mbeturinat e krimit duhet të fillon urgjentisht me institucionet e drejtësisë, deri në Gjykatën Kushtetuese!
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Kështu që më në fund, duket qartë, se ngadalë por sigurt, Aleksandër Vuçiqi dhe Serbia po merr mesazhin e duhur, të merituar dhe vendimtar nga zyrtarët e BE-së lidhur me kushtet që ajo duhet ti plotësojë për anëtarësim në BE, mesazh që ia bënë Vuçiqit përfundimisht me dije, se porta kryesore përmes të cilës Serbia duhet të kalojë, është njohja, pa vonesë e shtetit të pavarur të Kosovës
-Pas përjashtimit të Rusisë nga KE, tashmë është momenti më i përshtatshëm që Republika e Kosovës, të paraqes sa më shpejtë kërkesën për anëtarësim në OSBE, dhe veçanërisht ta bëjë sa më parë që të jetë e mundur, aplikimin për pranimin e saj në Këshillin e Evropës, ku ka edhe mbështetjen e pa rezervë të Gjermanisë dhe ministrisë së jashtme të saj, si shteti më i fuqishëm ekonomik dhe politik i Bashkimit Evropian. Në fakt, përjashtimi i Rusisë nga KE, është fat tejet i madh për Republikën Kosovës, e aq më tepër kur mbështetja vije edhe prej njërit nga shtetet më të fuqishme politike dhe ekonomike evropiane si Gjermania për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, akt që dëshmon publikisht, se Serbia fashiste do të dështojë serish edhe në përpjekjen e radhës, që ta bllokojë Kosovën për anëtarësim në organizata të rëndësishme si KE.
Madje mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, e dëshmoi publikisht edhe deputeti gjerman, Knut Abraham, i cili botoi edhe letrën me përgjigjen pozitive, të nënshkruar pikërisht nga vet sekretari i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Andreas Michaelis, në të cilën thuhet decidivisht se Gjermania do ta mbështes aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësimin e saj, në një mekanizëm kaq me rëndësi, si organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, emër me të cilin njihet Këshilli Evropian. Kështu që më në fund, duket qartë, se ngadalë por sigurt, Aleksandër Vuçiqi dhe Serbia po merr mesazhin e duhur, të merituar dhe vendimtar nga zyrtarët e BE-së lidhur me kushtet që ajo duhet ti plotësojë për anëtarësim në BE, mesazh që ia bënë Vuçiqit përfundimisht me dije, se porta kryesore përmes të cilës Serbia duhet të kalojë, është njohja, pa vonesë e shtetit të pavarur të Kosovës.
E pas kancelarit gjerman, i cili në takim me kryeministrin Kurti, deklaroi hapur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohje reciproke mes dy shteteve edhe eurodeputeti austriak, Lucas Mandl, i tha qartë Aleksandër Vuçiqit se hapërimi i parë i Serbisë drejt BE-së, duhet të jetë njohja e Republikës së Kosovës, madje atë pa vonesë. “Asnjëherë nuk e dija se do të kishte një alternativë për evropianët dhe hapi i parë pas kësaj “përvoje të Damaskut” duhet të jetë njohja e shtetit më të ri të Evropës, Republikës së Kosovës, pa vonesa të mëtejshme”, ka shkruar Mandl në llogarinë e tij në tuiter.E përderisa vazhdojnë kushtëzimet për anëtarësimin e Serbisë në BE-, gjithnjë e më shumë po shtohen edhe zërat e lobimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme me renome ndërkombëtare si Këshilli i Evropës dhe OSBE.
Këto ditë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Carpenter, ka publikuar edhe komentet lidhur me raportin e shefit të OSBE-së, Michael Davenport, për Republikën e Kosovës, duke thënë se vetëm me Kosovën shtet i barabartë brenda kësaj organizate, do të ketë një mundësi dhe perspektivë më të fuqishme të avancimit dhe zhvillimit të demokracisë. "Ne e mirëpresim këtë praktikë dhe inkurajojmë që ajo të vazhdojë edhe në të ardhmen, thotë ambasadori Carpenter sepse vetëm duke dëgjuar drejtpërdrejt nga zyrtarët e vendit pritës, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, mund të kuptojmë plotësisht dinamikën në terren dhe të përcaktojmë se si t’i trajtojmë ato më së miri. Prandaj besojmë se është për të ardhur keq që Kosova, ende nuk është anëtare e këtij organi dhe për këtë arsye, ajo nuk është në gjendje të flasë vetë, kështu që ne e presim me padurim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i OSBE-së dhe kjo mund të ndodhë”, citohet të ketë thënë, Ambasadori i nderuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,në përkrahje të vendit tonë, Michael Carpenter.
Të gjitha këto zhvillime, dëshmojnë më së miri, se tanimë, është momenti më i përshtatshëm që Republika e Kosovës, përfundimisht ti intensifikojë aktivitetet e veta diplomatike për lobim dhe ti shtojë edhe kapacitetet administrative për përfaqësim sa më adekuat ndërkombëtar. Madje këtë është mese e nevojshme, që ta bëjë si në nivelin e përfaqësive diplomatike, ashtu edhe në aspektin e depërtimit më të fuqishëm lobues me agjenda të shtuara të vizitave në vendet që e kanë njohur Kosovën, si dhe ato që janë duke i shqyrtuar mundësitë e njohjes, për forcim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe politike, me to, në mënyrë që të mbështeten kërkesat e Republikës së Kosovës, edhe për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në të cilat nuk ka qenë e anëtarësuar deri më tani, si hap paraprijës për pranimin e vendit tonë, si shtet i pavarur me të drejta të plota edhe në OKB.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".