Lexoni edhe:
Sot aplikoi, por kur mund të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës sipas Donika Gërvallës
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Demarkacioni është kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje e cila atëherë ishte në opozitë, kurse tani ndodhet në pushtet dhe ka edhe shumicën në parlament, e në rast të acarimit të kësaj çështje, mund ta iniciojë zhvlerësimin ligjor të marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, duke filluar me asociacioni një etnik serb, e pse jo edhe vet demarkacionin me Malin e Zi, të cilat LVV, në opozitë megjithëse u la e vetme dhe tradhtua keq nga LDK, nuk e ka pranuar as miratuar, kurrë, asnjërën.
-Sa u takon marrëveshjeve ndërshtetërore, Klauzola "Rebus Sic Stantibus", është doktrina më e njohur, ligjore-ndërkombëtare, e cila parasheh dhe lejon që një kontratë, vendim apo marrëveshje ndërshtetërore të shfuqizohet dhe bëhet e pazbatueshme, për shkak të rrethanave në të cilat është nënshkruar apo pasojave të cilat mund ta rrezikojnë qëndrueshmërinë e një vendi me zbatimin e saj. Madje edhe nëse klauzola në fjalë, nuk ka të bëjë eksplicit me kufijtë ndërshtetëror, kryeministri aktual i Malit të Zi, nuk duhet të mendojë se me deklaratat e veta, ia vendosi kapakun çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, për vet faktin se para se të bëhej ratifikimi në kuvend, është nënshkruar dokumenti, që marrëveshja mbetet për tu rishikuar dhe duhet të korrigjohet, nëse i janë dhënë Malit të Zi mbi 8300 hektar tokë të Kosovës.
Për aq më tepër, Republika e Kosovës si shtet i pavarur, në Ligjin Nr. 04/L-052, neni i parë(1),i Kushtetutës së saj, e ka ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, i cili përcakton jo vetëm procedurën e lidhjes, nënshkrimit, ratifikimit, ndryshimit, plotësimit etj, por edhe atë të tërheqjes nga marrëveshjet ndërkombëtare, kur ato janë në dëm të Republikës së Kosovës. Prandaj kjo lë të nënkuptohet se ekziston një ligj, apo klauzolë e veçantë ndërkombëtare, që është paraparë për rregullimin e këtyre çështjeve, kështu që me ndihmën e miqve tanë më të mëdhenj në botë si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania etj, besoj se do të gjendet formula përkatëse në rrafshin e gjerë të të drejtës ndërkombëtare, që rregullon edhe rastet si këto të demarkacionit.
Dhe Kosova si shtet, është në të drejtën e saj, ndaj duhet medoemos ta kërkojë këtë formulë magjike, në rrafshin e të drejtës ndërkombëtare, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me njohje reciproke me Serbinë dhe ratifikimit të demarkacionit me këtë shtet okupator, me të cilin, tash e mbi 10 vite vijojnë bisedimet, pa arritur asnjëherë deri më tani, në një fund me rezultate konkrete, në mënyrë që të mos krijohet konfuzion kolateral, të cilin mund ta keqpërdorte Serbia, për ta dëmtuar Kosovën.
E përderisa sipas ligjeve ndërkombëtare, ekziston mundësia për rishqyrtimin e marrëveshjeve të nënshkruara edhe për kufijtë shtetëror, megjithëse Abazoviq deklaron formalisht se demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës, nuk është çështje për diskutim, ai edhe vet shton se; "Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi"! Demarkacioni mund të përfundojë dhe bëhet çështje e mbyllur, vetëm në momentin kur nuk ka kundërshtime dhe pajtohen të dy palët, përndryshe problemi duhet të trajtohet deri në instancat më të larta ndërkombëtare, siç është Arbitrazhi apo ndonjë formë tjetër, që në koordinim dhe dakordim me miqtë tanë do të mund të shfrytëzohej edhe për rastin e Kosovës me Malin e Zi.
Anëtarësimi i shpejtë dhe pa pengesa në NATOLexoni edhe:
Prandaj i vetëdijshëm për këtë, edhe Abazoviq shprehet se është i bindur, që vetëm në mënyrë të mirë miqësore, dialog dhe respektim mes shteteve mund të arrijmë në konkludime dhe zgjidhje që janë të mira për të dy palët! Siç dihet në Kosovë, pikërisht për shkak të dështimit të ratifikimit të kësaj Marrëveshje është rrëzuar Qeveria Mustafa dhe prishur koalicioni LDK-PDK dhe vetëm pas zgjedhjeve të reja, marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, është ratifikuar nga Qeveria e koalicionit famëkeq, PDK-AAK-AKR-NISMA, por është kundërshtuar nga opozita. Demarkacioni është kundërshtuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje e cila atëherë ishte në opozitë, kurse tani ndodhet në pushtet dhe ka edhe shumicën në parlament, e në rast të acarimit të kësaj çështje, mund ta iniciojë zhvlerësimin ligjor të marrëveshjeve të dëmshme për Republikën e Kosovës, duke filluar me asociacioni një etnik serb, e pse jo edhe vet demarkacionin me Malin e Zi, të cilat LVV, në opozitë megjithëse u la e vetme dhe tradhtua keq nga LDK, nuk e ka pranuar as miratuar, kurrë, asnjërën.
Nuk duhet harruar se edhe ratifikimi i marrëveshjes, është bërë vetëm pas këmbimit të letrave në mes të presidentëve të dy shteteve, të cilët pajtoheshin në parim që të rishikohej ratifikimi demarkacionit dhe nëse konstatohen gabime, të korrigjohen dhe ti kthehet Kosovës sipërfaqja e humbur tokësore, që me insistimin e pazargjive të tokave të Kosovës, si Hashim Thaçi,Kadri Veseli, Isa Mustafa, Fatmir Limaj, e më në fund edhe nga vet Ramush Haradinaj, ka shkuar në favor të Malit të Zi me oportunizëm fondamental të tyre dhe propagandë e matje të kalkuluar, për t`ia humbur Kosovës padrejtësisht edhe 8300 hektar tokë të vlershme të saj.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".