
Lexoni edhe:
Letrat e presidentëve të Malit të Zi dhe Kosovës për demarkacionin obligojnë shtetet për korrigjimin e “gabimeve” të qeverisë së pazargjive me territore Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Fatmir Limaj!
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Vizita dy ditore e Komisionit të Venedikut Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit të Kosovës, do të jetë në funksion të fazës së fundit të finalizimit të pakos ligjore për përmbylljen e reformës në drejtësi, Ligjit për konfiskimin e pasurisë së Kundërligjshme, formimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe procesit Vetting në sistemin e drejtësisë, pako për të cilën vetë ministria e drejtësisë ka kërkuar mbështetje dhe opinione nga Komisioni i Venedikut së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
-Për dy ditë të qëndrimit në Kosovë ekipi nga komisioni i Venedikut ka pasur takime të ngjeshura me Kryetarin e Kuvendit Konjufca dhe Ministren e drejtësisë, me ekipin e ekspertëve për hartimin e Ligjit për Konfiskim të pasurisë dhe Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja Haxhiu i ka falënderuar anëtarët e delegacionit të Komisionit të Venedikut për ndihmën profesionale që po i ofrojnë Republikës së Kosovës përmes opinioneve në fushën e legjislacionit, e sidomos në pakon e ligjeve për reformën në drejtësi dhe kundër korrupsionit. Ajo ka vlerësuar se konsultimet me Komisionin e Venedikut janë tejet të vlefshme dhe si të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Gjithsesi se duhet shfrytëzuar edhe nga Qeveria dhe nga kjo ministri konsulencën e këtij komisioni dhe të ekspertëve me renome në fushën e legjislacionit, për ti tejkaluar dallimet dhe konfrontimet mes pozitës dhe opozitës, por edhe përplasjet e shfaqura mes Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtuesve të KPK-s dhe KGJK-së lidhur me këto ligje, që prekin drejtpërsëdrejti në strukturën e njerëzve të instaluar nëpër institucionet e drejtësisë dhe që për dy dekada kanë abuzuar ligjin, janë pasuruar duke bashkëjetuar me krimin e organizuar.
Paralajmëron eksperti: Harta e Ballkanit do të ndryshojë/Ky është fati i KosovësLexoni edhe:
Sa më parë të jetësohen në mënyra të përpikta këto ligje pozitive të luftimit të krimeve në të gjitha institucionet në përgjithësi, aq më shpejtë do të na hapen rrugët drejtë BE-së, sepse edhe situata e krijuar konfliktuoze luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës, e ndihmon Kosovën në këtë proces, përderisa Serbia u tregua si mike e përbetuar e Rusisë, dhe e tëra kjo na shkon në favorin tone, sepse shtetet demokratike të botës në krye me SHBA-të, u radhiten në anën e Ukrainës ku edhe Kosova është në përkrahjen dhe pjesë përbërëse e shteteve demokratike që po e përkrahin Ukrainën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".