![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/12/200x200_keshilli-i-europes-600x3301652339112.jpg)
Lexoni edhe:
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës hap një kapitull të ri drejtë anëtarësimit në organizatat tjera, së shpejti në Interpol, UNESCO dhe OSBE
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Kjo krejt çka po ndodhë në Kosovë me aferën e dërgimit të rasteve në Gjykatën e Arbitrazhit ndërkombëtar është që ta detyron Kosovën të hyj borxhe të mëdha, hap pas hapi, sikur që ka ndodhur vite më parë me Greqinë, ku i gjithë shteti ka bankrotuar, ku si pasojë e kësaj qytetarët grek kanë qenë të detyruar që ti tërheqin paratë e tyre nga llogarit e tyre bankare.
Gjykata e Arbitrazhit ndërkombëtare si duket më shumë po funksionon në favor të mafio-oligarkëve se sa në interes të shtetit dhe bizneseve te cilët janë me dekada duke funksionuar në Kosovë. Nuk e di pse biznesmenët Kosovar po bëjnë marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë që nuk dinë kush janë dhe cilat janë qëllimet e tyre, sikur që është rasti edhe tek loja me SharCemin. E dyta, pse duhet që shteti i Kosovës të ja paguaj dëmet SharrCemit e jo kompania SHARR-B?, Pse gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit po e dënon shtetin e nuk e dënon kompaninë në fjalë që nuk i ka përmbushur obligimet , sepse atë konstatim e ka dhënë auditimi? Ne këtë rast hyn edhe afera mes Telekomit dhe Z-Mobile që po ashtu ishte Gjykata e Arbitrazhit ndërkombëtar që e dënoi, e dëmtoi dhe solli buzë falimentimit, duke ju dhënë të drejtë oligarkëve Devolli. Pra, edhe këtu shtrohet pyetja pse duhet shteti i Kosovës të ja paguaj Z-mobile mbi 20 milionë euro, kur fajtor për këtë skandal janë vet anëtarët e bordit të Telekomit që e kanë nënshkruar kontratën e dëmshme dhe ata si individ duhet të përgjigjen për atë, edhe materialisht edhe penalisht, nëse do të funksiononte Prokuroria e Kosovës dhe gjyqësori ashtu si duhet, me profesionalizëm dhe pa u ndikuar nga mafio politike e grupet kriminale të interesit. Kjo krejt çka po ndodhë në Kosovë me aferën e dërgimit të rasteve në Gjykatën e Arbitrazhit ndërkombëtar është që ta detyron Kosovën të hyj borxhe të mëdha, hap pas hapi, sikur që ka ndodhur vite më parë me Greqinë, ku i gjithë shteti ka bankrotuar, ku si pasojë e kësaj qytetarët grek kanë qenë të detyruar që ti tërheqin paratë e tyre nga llogarit e tyre bankare. Prandaj nëse vazhdohet me këtë rritëm edhe në Kosovë, kam frikë që edhe qytetarët me fajin e Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar do të detyrohen që ti tërheqin të gjitha të hollat nga llogarit e tyre bankare nga frika e falimentimit të shtetit. Nëse ndodhe kjo, kam frikë që Kosova do shitet për pak miliona dollar tek ndonjë sheik apo biznesmen i lidhur me mafio politikën, dhe Kosova të bëhet pastaj sikur shtet privat apo më e keqja sikur me qenë KOLONI private në Ballkan e ndonjë kompanie multinacionale prapa së cilës qëndrojnë oligarkët dhe grupet kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".