Lexoni edhe:
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dyfishon obligimet e shtetit për fuqizimin e shtetit të së drejtës, reformat e thella në drejtësi
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Kontributi ndërkombëtar i shteteve të G7, grupi i shtatë ekonomive të botes (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia) ishte gjithnjë në mbështetje dhe përkrahje e Kosovës nëpër shumë situata të vështira që ka kaluar shteti i ynë, prandaj padyshim se do të ketë ndikimi, presioni i ashpërsuar ndërkombëtar karshi Serbisë dhe Kosovës, për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tash dhe të bllokuara në zbatim, për të vazhduar tutje me dialogun e vonuar deri në arritjen e marrëveshjes për normalizim deri në njohjen reciproke, ligjorit të obligueshme për zbatim, me garancionet nga shtetet pjesëmarrëse në ndërmjetësim dhe lehtësim të dialogut dhe arritjes së marrëveshjes.
-Shikuar historikisht, nuk ka asnjë institucion global që e ka mbështetur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si G7, grupi i shtatë ekonomive të botës (ShBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia)! As shkatërrimi i Jugosllavisë, e as pavarësia e gjithë shteteve që dolën nga ajo dhe anëtarësimet në BE dhe NATO, nuk kanë ndodhur pa koordinim me G7! Për Kosovën, qëndrimet e tyre të vitit 1999 dhe 2007, ishin vendimtare për lirinë dhe pavarësinë, duke i dhënë legjitimitet ndërkombëtar dhe fuqizuar Kosovën! Deklarata e tyre e së shtunës tregon se është shans për të arritur marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB!
Ministrat e këtyre vendeve dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell nga takimi i tyre i fundit i mbajtur në Berlin ditën e shtunë, kanë kërkuar nga Serbia dhe Kosova që ta zhbllokojnë dialogun dhe ti zbatojnë të gjitha marrëveshjet e fazës së deritashme, për të cilat janë dakorduar dhe i kanë nënshkruar. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në komunikatën e përbashkët, vendet e G7 i bëjnë thirrje Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.
Ministrat e G7, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave evropiane të të dy shteteve dhe që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.
Mos votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë – nën hije të kriminelëveLexoni edhe:
Gjithashtu në komunikatë është vlerësuar fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksione kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjës, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njëjtën. Në këto rrethana të tanishme, që në një pjesë të botes po zhvillohet lufta, ajo mes Rusisë dhe Ukrainës, e që mbi 90% të shteteve demokratike janë të rreshtuara në përkrahjen e Ukrainës e cila është sulmuar në mënyrë të pamëshirshme me armatimin më të avancuar që e ka Rusia, pa ndonjë shkak dhe arsye, dhe e vetmja Serbia është radhitur në përkrahjen e Rusisë, prandaj shtetet demokratike po kërkojnë nga ky shtet që të radhitet me sanksione sikur shtetet tjerët që ia kanë vendosur Rusisë, dhe me këto sanksione tani edhe Serbia do të ju bashkëngjitet shteteve demokratike, që do të jenë të përkrahura për ardhmërinë e këtij shteti si dhe të tjerave shtete që do të zhvillohen në hap me kohen, dhe të gjitha mosmarrëveshjet që i kenë apo mundë ti kenë në të ardhmen, do të zgjidhen duke u ndihmuar veti, për të dëshmuar se vërtetë jo rastësisht janë shtete të Bashkësisë Evropiane.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".