Lexoni edhe:
Iniciativa për Ballkanin e Hapur e dyshes Rama Vuçiq që në fillim ishte dizajnuar për të dështuar
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Këto struktura të SHIK-ut operojnë edhe përmes kinse disa OJQ-ve, që ish pushtetarët e korruptuar i kontrollojnë përmes Oligarkëve të tyre përmes krimit të organizuar ,dhe sidomos përmes qindra e qindra milionave që i kanë vjedhur përmes korrupsionit dhe tenderëve gjatë pushtetit të tyre prej dy dekanësh! Prandaj shumë lehtë në të ardhmen e afërt Kosova mundë të futet në trazira të brendshme përmes opozitës e cila si duket se janë duke ndjekur rrugën e njëjtë të koordinuar dhe të siguritë edhe me Beogradin, sipas interesave të Serbisë në Kosovë, pasi për disa ish pushtetar vetëm pushteti i tyre ka rëndësi por jo edhe interesi i popullit dhe i shtetit të Kosovës.
-Po shihet ashiqare që krimi i organizuar, që edhe ashtu nën hije e udhëheq PDK-në dhe disa parti tjera të ish pushtetit, tani në harmoni secili në mënyrën e vetë po tentojnë ta koordinojnë ndikimin në hije edhe në nivel të vendit pasi dihet se PDK sundon tërësisht me Drenicën dhe AAK në Dukagjin, dhe nuk do ta kenë vështirë të shtrijnë atë ndikim nën hije pasi edhe ashtu e kanë vendin nën hijen e tyre pasi kanë në dor edhe sot Gjyqësinë , Prokurorinë, Policinë, AKI-në, in ,FSK-në, Sindikatat, deri edhe disa nga Bankat. Pra PDK-ja me SHIK-un dhe ato subjekte tjera politike, ish partner në qeverisjet e kaluara të inkriminuara, nuk e kanë problem shtrirjen pasi edhe ashtu janë qeveri e nëntokës në institucionet e ligjit dhe shtetit.
Dihet shumë mirë se SHIK-u kurrë nuk është shuar siç kanë reklamuar shefat e tij por vetëm është zyrtarizuar dhe instaluar edhe më shumë në thellësi të institucioneve kryesore të shtetit si në AKI, Polici, Parlament, Gjyqësi, Prokurori… Unë mendoj se kjo qeveri e nëntokës vetëm nëse nuk arrin se edhe ashtu po tenton me çdo rrethanë me krijuar trazira sociale, kinse nën pretekstin e çmimit të ngritur të rrymës dhe çmimet tjera të e larta të konsumit, problemet në arsim, me mjekët, me ligjin e pagave deri me kërcimin me 30.000 veteranët e rrejshëm, veteran politik e krahinor ku shumica janë të AAK-së dhe PDK-së, që luftën veç në lajme e kanë parë. Në këtë skenar po bëhen bashkë kur dëgjon njeriu ulërimat e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMEN, ulërimat e këtyre partive të cilat qe 20 vite ishin në pushtet, nga viti 1999 deri 2021 dhe kanë kontrolluar gjithçka: rrymën, ushqimin, shkollimin, shërimin, ujin e pijes, mbeturinat, administratën, ku ta merr mendja që nëse këta kthehen në pushtet, ne të gjithë qytetarët e Kosovës do ti kemi gratis, falas, pa pare të gjitha këto të mira të cekura më lartë ! Por njeriu duhet me qenë fort ahmak e injorant për të ju besuar këtyre, por ka shumë të tillë që akoma po ju lejojnë me manipulua dhe me u marr prapë me multi milionerët e ish pushtetit që edhe ashtu edhe sot kontrollojnë mbi 90% të medieve informimin përmes mercenarëve, analistëve , gazetarëve që I kontrollojnë dhe “ekspertëve” e përtej ekspertëve.
Këto struktura të SHIK-ut operojnë edhe përmes kinse disa OJQ-ve, që ish pushtetarët e korruptuar i kontrollojnë përmes Oligarkëve të tyre përmes krimit të organizuar ,dhe sidomos përmes qindra e qindra milionave që i kanë vjedhur përmes korrupsionit dhe tenderëve gjatë pushtetit të tyre prej dy dekanësh! Prandaj shumë lehtë në të ardhmen e afërt Kosova mundë të futet në trazira të brendshme përmes opozitës e cila si duket se janë duke ndjekur rrugën e njëjtë të koordinuar dhe të siguritë edhe me Beogradin, sipas interesave të Serbisë në Kosovë, pasi për disa ish pushtetar vetëm pushteti i tyre ka rëndësi por jo edhe interesi i popullit dhe i shtetit të Kosovës. Pra vlen tregimi për BISHTIN E DHELPRËS që ju ndez bishti gjatë zgjedhjeve 2021, dhe tani këtyre nuk ju prishë punë, le të ndizet krejt Kosova nëse këta nuk janë në pushtet!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".