Frikacakët e shantazhuar jashtë sistemit të drejtësisë, kërkohen prokuror dhe gjykatës trima për ta hetuar dhe gjykuar manipulimin e listave të veteranëve nga krimi i organizuar

Frikacakët e shantazhuar jashtë sistemit të drejtësisë, kërkohen prokuror dhe gjykatës trima për ta hetuar dhe gjykuar manipulimin e listave të veteranëve nga krimi i organizuar
Frikacakët e shantazhuar jashtë sistemit të drejtësisë, kërkohen prokuror dhe gjykatës trima për ta hetuar dhe gjykuar manipulimin e listave të veteranëve nga krimi i organizuar

Nexhat Haziri

  • 27 May 2022 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Nuk duhet lejuar që disa prokuror dhe gjykatës të fiksuar apo edhe të korruptuar nga ana e politikanëve të caktuar, që me shqiptimin e dënimeve të ulëta për personat abuzues me statusin e veteranit të UÇK-së, të vardojnë të jenë pengues e sabotues të procesit të hetimit, verifikimit dhe pastrimit të listave të veteranëve të luftës.

Shqiptimi i dënimeve qesharake do të thoja nga gjykata në rastet e veteranëve të rrejshëm si dënimet me kusht, është tregues i qartë se këto procese gjyqësore, prokurorë dhe gjykatës janë të ndikuar nga politika, gjegjësisht nga ish-zyrtarë të lartë që kanë qeverisur në kohën kurë janë përpiluar listat e veteranëve të UÇK-së, lista këto të fryra me militant partiak e trupë votuese të cilët u shpërblyen me statusin e veteranit të UCK-se nga lider të caktuar politik.

Dënimet e tilla përpos që janë tallje me vet institucionin e drejtësisë, janë edhe tentime për ta kompromentuar tërë procesin e hetimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, në mënyre që të mbrohen falsifikatorët dhe abuzuesit e vertetë siç janë eprorët që kanë nënshkruar këto lista, ish-komandantët e zonave të UÇK-së, zyrtarët e Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarave të UÇK-së, ata nga për Çështjen e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët për nga mënyra e funksionimit dhe tregtimit me statusin e veteranit të UÇK-së, lirisht mund të themi se kemi të bëjmë me krim të organizuar. Pra qëllimisht nga gjykatat po degradohet hetimi dhe gjykimi i manipuliesve me statusin e veteranit të UÇK-së, e që Kosovës i ka shkaktuar humbje të buxhetore duke paguar pensione për veteran të rrejshëm tash e disa vite.

Në këtë aspekt jo rrallë herë edhe institucione ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime për numrin e madh të personave me status të veteranit të UÇK-së dhe kanë bërë thirrje që të hetohet procesi i njohjes dhe verifikimi i statusit të veteranit të UÇK-së. Andaj nuk duhet lejuar që disa prokuror dhe gjykatës të fiksuar apo edhe të korruptuar nga ana e politikanëve të caktuar, që me shqiptimin e dënimeve të ulëta për personat abuzues me statusin e veteranit të UCK-së, të vardojnë të jenë pengues e sabotues të procesit të hetimit, verifikimit dhe pastrimit të listave të veteranëve të luftës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".