Prishtina ta analizojë seriozisht pjesëmarrjen në takimin e Ohrit për “Ballkanin e Hapur”!
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Në Ohër shkohet si shtet, me simbole të shtetit të Kosovës dhe nëse anëtarësohet Kosova, anëtarësohet vetëm si Republikë e pavarur dhe sovrane. Kjo e forcon pozitën e shtetit të Kosovës, ndërsa neofashisti Vuçiq kërkohet të veproj. Ai nuk mundë të rri në tavolinë kur Kosova i ka simbolet e shtetit. Natyrisht se as anëtarësimin në "Ballkanin e Hapur" të Kosovës si shtet sovran, është vështirë të kapërdij shteti serb. Këtej del se pjesëmarrja është pozitive për shtetin e Kosovës.
-Në takimin për "Ballkanin e Hapur" në Ohër po shkon si Kryeministër i Malit të Zi edhe Dritan Abazoviç. Ka shumë mendime për Dritan Abazoviçin. Disa thonë se ka rrëshqitur nëçështjen kombëtare. Atë nuk duhet shikuar si një qytetar shqiptar, por si një qytetar multinacional, pa përkatësi nacionale. Me këtë përcaktim politik e krijoi me të tjerët subjektin politik "Ura" dhe me këtë përcaktim u futë fillimisht në koalicion me partitë serbe në Mal të Zi. Ky koalicion qëndroi një vit. Koalicioni u shpërbë dhe tash në bashkëpunim dhe me tolerancë të partive politike malaziase, sikundër edhe të shqiptarëve e myslimanëve formoi koalicionin e ri dhe vetë u bë Kryeministër. Pjesëmarrja në takimin e Ohrit, së bashku me nacional fashistin Vuçiq, kryeministrin maqedon dhe Edi Ramen, nuk nënkupton edhe përkrahjen apo anëtarësimin e Malit të Zi në " Ballkanin e Hapur". Duket se në Ohër shkon z.Abazoviç si vëzhgues pa të drejtë vote. Anëtarësimi është një proces tjetër. Natyrisht se edhe mundë të anëtarësohet Mali i Zi. Për këtë i duhen votat e deputetëve malazeze dhe pajtimi i Presidentit Gjukanoviq.
Për anëtarësi, zoti Abazoviç i ka votat e deputetëve serb, sepse edhe ata janë, si padroni i tyre, neofashisti Vuçiq në Beograd, për "Ballkanin e Hapur". Në këtë anë krijohet një situatë mjaft delikate për Kosovën. Jashtë po mbetet Bosnja e Hercegovina dhe Kosova. Katër shtete në "Ballkanin e Hapur" janë mjaftë domethënëse, aq më tepër, kur z. Abazovic, si multinacional, nuk punon kokë në vete. Atë e dirigjojnë. Kush nuk e di, mirëpo, pjesëmarrja e z. Abazoviç në takimin e Ohrit e shtynë Prishtinën për të menduar. Këtu kuptoj për të shkuar në takim si shtet dhe për të vëzhguar gjendjen, sikundër edhe zhvillimet. Pjesëmarrja nuk është anëtarësim. Po, edhe nëse anëtarësohesh, mundë të tërheqësh, kur dëshiron. Këtë klauzul mund të kërkon shteti, si bazë për anëtarësim.
Shkuarja në takim ka edhe domethënie të karakterit shtetëror. Në Ohër shkohet si shtet, me simbole të shtetit të Kosovës dhe nëse anëtarësohet Kosova, anëtarësohet vetëm si Republikë e pavarur dhe sovrane. Kjo e forcon pozitën e shtetit të Kosovës, ndërsa neofashisti Vuçiq kërkohet të veproj. Ai nuk mundë të rri në tavolinë kur Kosova i ka simbolet e shtetit. Natyrisht se as anëtarësimin në "Ballkanin e Hapur" të Kosovës si shtet sovran, është vështirë të kapërdij shteti serb. Këtej del se pjesëmarrja është pozitive për shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".