Nga tandemi Vuciq-Daçiq nuk priten qëndrime konstruktive për Kosovën dhe shqiptarët
Muhamet Kelmendi
Shkruan:ANALISTI – Muhamet Kelmendi
Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq vijnë nga një plejadë e politikanëve serb me pikëpamje shoviniste dhe ata nuk ndryshon në raport me Kosovën. Këta i takojnë grupit që mbanë përgjegjësi për dhunën e terrorin serbomadh mbi shqiptarët dhe si i tillë kërkohet dhe duhet të dënohet si kriminel. Por, jo vetëm këta të dy kriminel, por edhe Vulin, me shumë të tjerë në pushtet. Këta janë kriminel të pa dënuar dhe nuk pritet që këta të ndryshojnë.
Këta nuk ri socializohen. Këtej nuk mundë të priten deklarata dhe qëndrime tjera nga klani kriminal i Vuçiqit. Kosova kërkohet që të përgatit për qëndrimet dhe veprimet shoveno-fashiste serbe.
Në çdo takim kërkohet qartësi te qeveritaret nga Kosova në fushën e luftimit të krimit dhe të gjenocidin serb. Çdo kund duhet të kërkohet përgjegjësi penale dhe civile në fushën e dëmit të shkaktuar,sikundër edhe financiare nga shteti serb. Qartë kërkohet të tërhiqet diagonalja për shqiptarët në Luginën e Preshevës me kërkesat serbe në Kosovë për ndonjë asociacion. Diagonalja e tillë tregon se Kosova ka reciprocitet dhe se populli shqiptar nuk është një popull pa vlera dhe që duhet asimiluar, siç po veprohet nga Beogradi në Luginën e Preshevës. Shqiptarët kanë humbur mjaftë gjatë historisë dhe kurrsesi nuk lejohet që edhe tash të humbin tokë dhe popull. Nuk janë shqiptarët popull i kategorisë së dytë a të tretë. Shqiptarët janë popull i formuar dhe për atë shkak duhet të sillet Qeveria e Kosovës ndaj kujtdo. Kjo vlen edhe në raportet me shtetin kriminal serbomadh etj. I takon Qeverisë të qartësoj karakterin e pushtetit dyshkallësh dhe kurrsesi mos të lejoj elementë të ndonjë shteti të ri serbomadh në Ballkan. Çka është mjaft është mjaft.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".