Lexoni edhe:
Manipulimi me protestat e veteranëve është vazhdim i teatrit politik të opozitës me njerëz të Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt
Shkruan:ANALISTI – Hajrullah Ternava
Miratimi i këtij ligji për Kosovën do të jetë pasurim i ligjeve të fushës së sundimit të ligjit, atyre të drejtësisë, dhe do të ndikoj në jetësimin edhe në praktikë, si dhe në preventivë, për drejtësi të pavarur, profesionale dhe të pa ndikuar nga grupet e interesit e nëntoka kriminale, nëpër institucione të Kosovës.
-Kur është fjala për ligjin e Vettingut e që një kohë të gjatë është si temë e rëndësishme e miratimit të tij, Kosova me padurim po e pret miratimin e këtij ligji i cili do ti kontribuoj që ti spastroj institucionet e Kosovës nga njerëzit e papastër që Kosovën e kanë sjellë në këtë gjendje t kiminalizuar, prandaj tani angazhimi i Presidentes Vjosa Osmani në kërkim të mbështetjes së faktorit ndërkombëtar për ligjin Vetting, do të jetë faza e fundit e përgatitore para dërgimit të pakos ligjorë për votim në Kuvendin e Kosovës, e për të cilën do të nevojitet edhe mbështetja dhe rekomandimi pozitiv i zyrave të huaja diplomatike, sidomos i ambasadorëve të grupit të QUINT-it dhe BE-së.
Pas punës së madhe që është bërë në Ministrinë e drejtësisë me ekspertët e Komisionit të Venecias tashmë është aktivizuar edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka pritur në takime të ndara në Presidencë, shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.
Lidhur me këto takime janë lëshuar njoftime në faqen zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës. Për takimin me shefin e EULEX-it në njoftimin e presidencës thuhet se është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me ato ndërkombëtare në fusha të ndryshme.
Tema të prekura në takimin Osmani-Wigermark janë implementimi i Konventës së Stambollit dhe procesi i Vettingut në Kosovë. “Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen, të cilën EULEX-i ia ofron në luftimin e dhunës në baza gjinore, konkretisht në punën e misionit në ofrimin e asistencës për institucionet vendore për implementimin e Konventës së Stambollit. Me z. Wigemark, Presidentja Osmani diskutoi edhe për sundimin e ligjit, duke vlerësuar rëndësinë e Vetingut në sistemin e drejtësisë me ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore si i domosdoshëm për ta forcuar sundimin e ligjit, duke respektuar standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Derisa për takimin me ambasadorin amerikan Hovenier nga presidenca kanë thënë se ka qenë në kuadër të takimeve të rregullta, derisa presidentja Osmani gjatë bisedës ka ngritur edhe temën e dialogut strategjik në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.
Miratimi i këtij ligji për Kosovën do të jetë pasurim i ligjeve të fushës së sundimit të ligjit, atyre të drejtësisë, dhe do të ndikoj në jetësimin edhe në praktikë, si dhe në preventivë, për drejtësi të pa varur, profesionale dhe të pa ndikuar nga grupet e interesit e nëntoka kriminale, nëpër institucione të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".