Lexoni edhe:
Pastrimi i drejtësisë së kriminalizuar top-prioritet i institucioneve të shtetit të Kosovës!
Shkruan:ANALISTI –Shqiprim Pula
(Njohës i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare)
Arkitektura politike në Ballkanin perëndimor tregon jo vetëm pabarazinë ndërmjet vendeve në rajon, por, edhe tendencën mbi hegjemoninë e Serbisë kundrejt fqinjëve, e si rezultat, SHBA-ja domosdoshmërish duhet ndërmarrë veprime të cilat do ndalnin shkeljet flagrante të Serbisë.
-Serbia lidhur me Kosovën asnjëherë në asnjë rrethanë, e veçanërisht nga fillimi i dialogut, nuk është kushtëzuar e as sanksionuar mbi rrugëtimin e saj Evropian për sa i takon destruktivitetit të shfaqur kundër Kosovës. Po ashtu, paralelizmin politikë si ndaj Unionit Evropian ashtu edhe ndaj Rusisë, kjo tashmë është e dëshmuar me neutralitetin e treguar karshi luftës që po ndodh ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës!. Armatosja e Serbisë me armë nga Rusia me sistem raketor apo edhe dronët Kinez, si dhe shfaqjet ushtarake të Serbisë, nuk ishin vetëm kërcënim paqeje për Kosovën, por, nga njohës të sigurisë është konsideruar si kërcënim paqeje për mbarë rajonin.
Përkundër të gjitha këtyre veprimeve politike e ushtarake, Serbia ka devijuar nga fryma perëndimore por për më keq, nuk është ndëshkuar asnjëherë si rezultat i devijimit nga politikat si nënshkruese e 'Partneritetit për Paqe' me NATO-n dhe procesin e integrimit drejtë Unionit Evropian! Pretendimi i hapur territorial kundrejt Kosovës, duke tentuar të cenoj integritetin territorial të Kosovës, shpërfaq një marrëdhënie jonormale si fqinjë. E përkundër që, dialogu po ndodh mbi një dekadë tashmë, nuk është arritur pajtim e as paqe e qëndrueshme për shkak të sulmeve të herëpashershme kryesisht në veriun e vendit nga eksponentë të strukturave që mbahen nga Serbia. Arkitektura politike në Ballkanin perëndimor tregon jo vetëm pabarazinë ndërmjet vendeve në rajon, por, edhe tendencën mbi hegjemoninë e Serbisë kundrejt fqinjëve, e si rezultat, SHBA-ja domosdoshmërish duhet ndërmarrë veprime të cilat do ndalnin shkeljet flagrante të Serbisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".