Rikthimi i rastit TOKA,test serioz për gjyqësorin dhe prokurorinë në luftën kundër krimit të organizuar
Arsim Aziri
Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri
Kur jemi specifikisht te rasti TOKA, me rifillimin e tij nga pika zero, kërkohet një monitorim i shtuar dhe i përqendruar për procedurën që do të vazhdon për tu zhvilluar. Historiku i zvarritjes së këtij rasti në të cilin krye personazhi kryesor është ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, njëherësh edhe ish deputet i PDK-së ka një të kaluar prej më shumë se gjysmë dekade, prej më shumë se 6 vitesh, prej vitit 2016, me pauza e ndërprerje, dhe po vazhdon akoma me të njëjtin skenar të fillimit dhe shtyrjes së gjykimit.
-Zvarritja e rasteve të shënjestruara të krimit dhe korrupsionit në Kosovë, e një nga ato është edhe rasti “Toka” me krye personazh Azem Sylen, gjithsesi është pika më dobët e funksionimit të drejtësisë kundër krimit e korrupsionit, është emblema kryesore e turpit të kësaj drejtësie të korruptuar dhe të inkriminuar që për vite të tëra po i zvarritë, po i dështon dhe indirekt, po i amniston aferat e mëdha korruptive që presin të arkivuara e të zbuluara me vite e dekadat e kaluara. Nuk është krejt e rastësishme që rastet e akuzave që ndërlidhen me korrupsion e krim të organizuar, në të cilat janë të përfshirë figura të njohura të politikës, të zvarriten qëllimisht duke mos u proceduar në kohën e duhur dhe dinamikën që kërkohet për ta dhënë verdiktin e merituar.
Gjyqtarët që i shërbejnë interesit të së keqes e zvarritin gjykimin e rasteve të tilla, duke pritur në kohë për zhdukjen dhe zhvlerësimin e provave, për shkak të lidhjes së ngushtë në bashkëjetesë me krimin, i cili i ka emëror në ato pozita dhe të cilit i kanë shërbyer në vazhdimësi dhe me besnikëri. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e organizatave të specializuara të cilat merren me përcjelljen dhe analizën e rregullt të punës së sistemit të drejtësisë, prokurorive dhe gjykatave, e që në raportet e tyre vazhdimisht dalin konstatime negative sa i takon dinamikës dhe efikasitetit në luftë kundër krimit e korrupsionit, veçmas rasteve të shënjestruara që ndërlidhen me kritere e BE-së për liberalizim të vizave, kriter që vazhdon të jetë aktiv dhe në vazhdimësi nën thjerrëzën e vëzhgimit të BE-së. Rasti TOKA është një rast që me të vërtetë është për tu kritikuar dhe diferencuar sepse nuk është periudhë e shkurtër kohore kur shohim lojën që është luajtur në këtë proces gjyqësor për 6 vjet që kanë kaluar.
Është imazh tepër negative për drejtësinë dhe humbje besimi te qytetarët kur raportohet për zvarriten epokale të rasteve të tilla të cilat në vend se të zgjidhjen dhe të eliminohen, ato po vendnumërojnë, po deponohen të reja dhe po shtohen. Së fundi, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar se janë shënjestruar edhe dy raste të reja të koduara si “Jimi” dhe “Kamera” në Prishtinë, të cilat kanë të bëjnë me shpëlarje parash, krim të organizuar e vepra tjera penale. Kjo do të thotë se vazhdimisht kemi shtim të rasteve dhe jo zgjidhje e zvogëlim.
Kur jemi specifikisht te rasti TOKA, me rifillimin e tij nga pika zero, kërkohet një monitorim i shtuar dhe i përqendruar për procedurën që do të vazhdon për tu zhvilluar. Historiku i zvarritjes së këtij rasti në të cilin krye personazhi kryesor është ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, njëherësh edhe ish deputet i PDK-së ka një të kaluar prej më shumë se gjysmë dekade, prej më shumë se 6 vitesh, prej vitit 2016, me pauza e ndërprerje, dhe po vazhdon akoma me të njëjtin skenar të fillimit dhe shtyrjes së gjykimit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".