
Kriminelët e "Listës Serbe" po mbrohen nga Serbia, Rusia dhe disa shtete të BE-së


Muhamet Kelmendi
Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Në Kosovë nuk ka përfunduar kurrë veprimtaria çetnike serbe. Menjëherë pas luftës, me ndihmën franceze, u krijua veriu i Kosovës nga Ura e Ibrit dhe u detyruan shqiptarët të largohen nga shtëpitë, banesat dhe tokat e veta. U serbizua veriu i Republikës. U larguan me dhunë në vitin 2000/01 nga bandat serbe, me prezencën e ushtrisë franceze, mbi 11 mijë shqiptar. Në këtë kohë u krijuan grupet e armatosura çetnike serbe. U ndërtua sistemi juridik e politik serb, jashtë sistemit të Kosovës.
U krijua grupi kriminal i quajtur " Rojet e Urës" dhe gradualisht veriu u pavarësua nga qendra. Nëpër marrëveshje të bëra nga Prishtina,nga viti 2011, me kriminelët terroristë të Beogradit u sanksionua pushteti serb në administratë, në polici, në organizim politik dhe në sistemin gjyqësor-prokurorial. I tërë arsenali i tubuar kriminal çetniko-neofashist e terrorist serb u fut nëpër sistem. U morr policia në veri, administrata dhe pushteti juridik, ekonomik e politik. Krahas kësaj, me marrëveshje në mes të Prishtinës e Beogradit, u krijua "Lista Serbe". Kjo liste punon dhe angazhohet në bazë të urdhrave të krye çetnikut serb, Vuçiq.
Këtë e dinë shtetet e QUINT-it",përkatësisht qendrat e ndryshme, si Berlini, Roma, Parisi, Londra dhe Uashingtoni. "Lista Serbe", me neoracistët serb, si Goran Rakiç, Igor Simiç dhe Slavko Simiç, janë vegla të Beogradit. Këta janë të pa prekurit dhe këtu qëndron edhe organizimi i veprimtarisë terroriste serbe në Kosovë. E mu këta malltusian të ri neoracist janë të mbrojtur nga shtete të BE-së. Qëndrimi i Francës, Greqisë Spanjës, Rumanisë, Sllovakisë kundër njohjes dhe pro Serbisë është mbrojtje e veprimtarisë kriminale të Vuçiqit nëpërmjet "Listës Serbe" në Kosovë. Kështu, veprimtaria e "Listës Serbe" nuk po dënohet nga BE. Prishtina nuk po ka ose nuk disponon me mjete adekuate për të vepruar me mjete të shtetit juridik. Ndoshta edhe ndalohet nga faktorët e ndryshëm ndërkombëtar.
Fakt është se të tre këta, si shovenoraciste, Gorqën Rakiç, Igor Simiç dhe Slavko Simiç, dhe shumë të tjerë kanë kryer vepra penale të terrorizmit të organizuar. Shih për këtë vrasjet e bëra. U vra polici në detyrë, i ndjeri Enver Zymberi, u vranë policët e EULEX-it, u sulmuan policët kosovar. Në veri patëm bllokime të tërë shtetit. U sulmuan stacionet e policisë dhe u dogjën pikat kufitare shumë herë. Nga veriu depërton kontrabanda nga Serbia dhe nëpërmjet "Listës Serbe" dhe veprohet me mjete të rrezikshme kriminale. Kurrë "Lista Serbe" nuk u distancua nga krimi dhe terrori serb.
Nuk përgjigjet pushteti lokal serb ndaj Prishtinës. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk ndërmarrin masa ndaj kriminelëve serb. Policia në veri të Kosovës është e lidhur me shtetin serb, sikundër gjyqtarët, prokurorët, administrata etj. Këto tregojnë rrezikshmërinë e lartë për rendin juridik dhe për tërësinë territoriale të Kosovës. Veprat janë të karakterit kriminal, kontrabandist mos dëgjueshmëri dhe kundërshtim të shtetit, si dhe terrorizëm të karakterit të rrezikshmërisë territoriale. Këto vepra të ndryshme penale janë të ndaluara me Kodin Penal. Të gjitha ndiqen penalisht. Dënimet shkojnë deri në dënim me burg të përjetshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".