“Armët” e fuqishme të Albin Kurtit dhe të Vjosa Osmanit
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
I ndjek zhvillimet politike në Shqipëri e Kosovë me shumë interesim e përkushtim, dhe duke u nisur nga paanshmëmria, qetësia dhe nga arsyetime e argumentime sa më të arësyeshëm dhe jo subjektiv, po bëj një farë krahasimi me argumente e fakte të thjeshtë e të prekshëm të pushtetit të sotëm në Kosovë, të Albinit e të Vjosës krahasuar me të gjithë paraardhësit e tyre si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Ja ku është dallimi dhe cilat janë supermacitë e Albinit dhe të Vjosës krahasuar me paraardhësit e tyre :
Të dy kanë një përgatitje mëse të admirueshme intelektuale të mirëfilltë. Janë të sinqertë dhe realisht patriotë e demokratë.
Janë transparentë, të hapur për qytetarët dhe të ndjeshëm karshi tyre, kërkesave e shqetësimeve të tyre, pra janë në popull dhe brënda tij , ku interesin e tyre e shohin bashkë në interesin e përgjithshëm, brënda atij shtetëror dhe atij kombëtar.
Janë e sillen si të barabartë para ligjit dhe janë përgjegjës para tij, dhe sillen si shërbëtorë të popullit.
Dhe më kryesorja: të dy janë të pastër e të pakorruptuar.
Këto janë armët kryesore të cilat ata i përdorën dhe fituan zgjedhjet dhe besimin publik, por fatmirësisht që këto premtime ata po i mbajnë dhe zbatojnë edhe në qeverisje megjithë pengesat, hiletë , nihilizmat dhe mohimin që mundohen të stisin kundër tyre opozita dhe dështakët politikë të cilët do të duhet që të rrinë gjatë në opozitë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".