Lexoni edhe:
Kërkohet ndryshim urgjent i ligjit për hetim dhe verifikim të prejardhje së pasurisë, mjaft me mashtrim dhe improvizim!
Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra
Këto organizime të Veteranëve dhe Sindikatave janë si rrjedhojë e interesit të këtyre dy a tri partive. Qëllimi është shpëtimi i lëkurës së tyre dhe jo interesi i qytetarëve e as i Veteranëve e as i Sindikatave të punëtorëve dhe të tjerëve. Pasojat dhe rrjedhimet e mëtutjeshme i marrim për ngarkesë mbi shpinën e tyre liderët e partive opozitare.
-Jam i bindur se, sjellja e opozitarëve të sotshëm ka kaluar Rubikonin. Ata janë duke luajtur me fatin e shtetit të Kosovës. Ata dihen se kush janë. Ata e mashtrua popullin. Ata i mashtrua Veteranët e luftës. Ata janë që po ia sjellin kobin këtij vendi, nën parullën: "Ku nuk jam unë, guri mbi gurë mos mbetët!" Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të mbaj frerët në duart e veta. -Verat e Luftës së UÇK-ës nuk e humbin vlerën e veprimtarisë dhe luftës për liri. Falë zotit, sot për sot, të gjitha institucionet janë nga spektri politik shqiptar. Të gjitha kërkesat reale dhe të argumentuara duhet t'u plotësohen veteranëve.
Të gjitha dobësitë që i kanë fituar si privilegje nga ata të institucioneve të dikurshme duhet të pastrohen. Fëlliqësia më e madhe dhe mashtrimi më kolosal, në mënyrën më njollosëse, këta që ia kanë bërë OVL, Sot i kanë hedhur paravanë kundër Qeverisë dhe institucioneve legale. Janë tragjike veprimet dhe organizimet e PDK dhe AAK-ës. Askush me mendje të shëndoshë nuk mund t'i arsyetojë këto marifete. Këto organizime të Veteranëve dhe Sindikatave janë si rrjedhojë e interesit të këtyre dy a tri partive. Qëllimi është shpëtimi i lëkurës së tyre dhe jo interesi i qytetarëve e as i Veteranëve e as i Sindikatave të punëtorëve dhe të tjerëve. Pasojat dhe rrjedhimet e mëtutjeshme i marrim për ngarkesë mbi shpinën e tyre liderët e partive opozitare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".