Kryeministri i Shqipërisë është “talent” për retorika, mashtrime, dukje, zhurma, simbolika e reklama falsopatriotike
Skender Kapiti
Shkruan: Skënder Sadri KAPITI
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët të hënën në Prishtinë.
Kjo mbledhje do të jetë në vazhdën e atyre mbledhjeve sic i ka quajtur dikur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si “simbolika”.
Ka tetë vite që Edi Rama vetëmburret me këto mbledhje të dy qeverive shqiptare, por ajo cfarë ka rezultuar janë vendosja e traut të ndarjes Shqipëri-Kosovë, e quajtura taksa-gjobë Rama e “Rrugës së Kombit”; është plani Rama-Thaci-Vucic për ndarjen e coptimin e Kosovës; është edhe Minishengeni anti-Kosovë i “Open Ballkan” po i Rama-Vucicit. Qeveria Rama do të hyjë në histori për zero perpjekje e lobim për njohje ndërkombëtare për Kosovën dhe për zero ndihmë për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës, Rama shquhet për aventurizëm provokues e përcarës të faktorit politik shqiptar jo vetem në Shqipëri por edhe në Kosovë madje duke përdorur edhe batuta fyese e të ulta.
Edi Rama i ka “talente” të tij mashtrimet, dukjet, zhurmat, simbolikat, reklamat e retorikat “kombëtare”publike e mediatike.
Ai don vetëm që të duket si shpëtimtari, vizionari dhe protagonisti për vepra e ngjarje të mëdha, për t’u dikur si aktori e faktori kryesor dhe më i rëndësishëm ndër shqiptarë, por madje e rren mëndja se dikur mburrej si kryeministër i Ballkanit , si lider ndërkombëtar e lloj-lloj fantazish ngjajshëm me idhullin e tij shpirtëror Enver Hoxhën si udhëheqës i madh e largpamës, si udhëheqës jo vetëm i shqiptarëve por edhe udhëheqës botëror revolucionar e proletar.
Si E.Hoxha dhe E.Rama kanë të përbashkët edhe keqpërdorimin dhe manipulimin me interesat e kombit për interesa personale, aq sa dikur Hoxha u lidh si mishi me kockën me tito-jugosllavët kundër kosovarëve e gati sa edhe Shqipërinë ia bashkangjiti Jugosllavisë, dhe po kështu edhe “Open Ballkani” i Edi Ramës po i njëjti projekt “modern” është.
Rama më shumë viziton dhe dakordësohet me Beogradin se sa me Prishtinën dhe nuk tregon asnjë shenjë ndjesie e dhimbshurie për vuajtjet dhe për genocidin që kanë pësuar shqiptarët e Kosovës nga Serbia.
Me shërbimet që po i bën Beogradit ky ndoshta synon që të nderohet e të shënjtërohet nga serbët si Esad Toptani.Mjerisht e fatkeqësisht Edi Ramës i shkon pas avazit jo vetëm qeveria e tij por tërë shpura kosovarofobe e Partisë Socialiste dhe shumica e mediave të Tiranës dhe jo pak ortakë liderë partish politike dhe intelektualë pa sens kombëtarie e morali.
Sot politikani kryeministër i Shqipërisë është njeriu më i dëmshëm kombëtarisht dhe njeriu më i refuzuar dhe më i papranuar nga shqiptarët në përgjithësi dhe nga ata të Kosovës në vecanti. Këtë ai e di shumë mirë pasi janë veprat e tij që e bëjnë atë që ta meritojë këtë.Takimet e radhës mund të jenë mbledhje rutinore që premtojnë për mire, por që do të mbetet ashtu si të tjerat vetëm premtime të radhës, sepse Rama i qëndron besnik atyre që ka thënë e cila është ajo se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar para atij të Ballkanit perendimor(Open Ballkan). Dikur të tjerët në Tiranë dhe Rama thonin se Bashkimi Kombëtar do e arrijmë ne Bashkimin Europian , tani na del planidea se në Ballkanin e Hapur ku lider është Serbia duhet të përfshihet edhe Kosova të cilën nuk e njeh si shtet Serbia, gjë e cila tregon se Ramës nuk i intereson Kosova por pushteti dhe interesi politik i tij.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".