Vjedhja e 2.1 mil. € nga Thesari i Shtetit, një prej lëndëve të pazgjidhura që po e sfidon prokurorinë dhe gjyqësorin e dështuar

Vjedhja e 2.1 mil. € nga Thesari i Shtetit, një prej lëndëve të pazgjidhura që po e sfidon prokurorinë dhe gjyqësorin e dështuar
Vjedhja e 2.1 mil. € nga Thesari i Shtetit, një prej lëndëve të pazgjidhura që po e sfidon prokurorinë dhe gjyqësorin e dështuar

Muhamet Kelmendi

  • 23 June 2022 - 07:50

Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Është lënë vjedhja në "Dhomën" e provave në polici. Nuk janë hetuar vjedhjet nëpër organizata shoqërore dhe edhe sot lihet BQK pa hetime. Shkruhet për keqpërdorime dhe nuk hetohen. U shkatërrua Bashkësia e Sigurimit " Kosova". U vodhën shumë mjete financiare. Dihen kryesit dhe nuk kemi aktakuza. Një prej lëndëve të pazgjidhura është edhe vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetot të vitit 2020. Edhe këtu ka të dhëna për autorët.

-Sistemi juridik i drejtësisë ligjore në Kosove donë shërim. Ka kohë që me fakte theksohet se sistemi prokurorialo-gjyqësor ka vështirësi të natyrës së ndryshme. Ndoshta nuk qëndrojnë "mirë" prokurorët dhe gjyqtarët me të ardhurat personale. Kjo mund të "qëndrojë", sikundër edhe "epshi" tyre për përfitime financiare të shpejta. Kjo e ka ç’rregulluar sistemin e drejtësisë. Kuptohet se janë dy organe përgjegjëse për funksionimin e sistemit. Është Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Prapa përgjegjësisë nuk mbetet as ekzekutivi dhe instanca e fundit, Presidenca. Këtu kalojnë të gjithë prokuroret dhe gjyqtarët. Fusha më e rëndë e mos funksionimit të sistemit është:

1 Mos nxjerrja e provave dhe të dëshmive adekuate nga prokurorët për lëndët që shkojnë nëpër gjykata dhe

2. Nxjerrja e akteve juridike gjyqësore të gabuara dhe në kundërshtim me ligjin. Themi dhe me të drejtë konstatohet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës me padi kujdeset për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri të të gjitha akteve juridike dhe të emërimeve politike në ekzekutiv etj. Kjo gjykatë ka bërë gabime dhe lëshime të mëdha. Shih për këtë aktin juridik për patundshmërinë e 30 hektarëve në Deçan, verdiktin mbi Asociacionin duke mos i anuluar dy marrëveshjet dhe, anulimin e shumë ligjeve dhe të të emëruarve, si dhe lejimin me akt juridik të punëve antikushtetuese në vend. Mbështetur këtu dhe jo me pak përgjegjëse është Prokuroria Qendrore me Kryeprokurorin. Nga prokuroria nuk janë hetuar si duhet apo fare lëndët e krimit të organizuar dhe të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Prokuroria nuk ka hetuar keqpërdorimet në Presidencë, në Kryeministri e nëpër ministri, në sektorin publik dhe as vjedhjet e nivelit të lartë.

Është lënë vjedhja në "Dhomën" e provave në polici. Nuk janë hetuar vjedhjet nëpër organizata shoqërore dhe edhe sot lehët BQK pa hetime. Shkruhet për keqpërdorime dhe nuk hetohen. U shkatërrua Bashkësia e Sigurimit " Kosova". U vodhën shumë mjete financiare. Dihen kryesit dhe nuk kemi aktakuza. Një prej lëndëve të pazgjidhura është edhe vjedhja e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020. Edhe këtu ka të dhëna për autorët. Ka edhe shumë raste tjera të veprimit të sistemit në mënyrë skandaloze. Fusha e përgjegjësisë mbetet kryesisht te Gjykata Supreme e Kosovës dhe sidomos te Gjykata e Apelit e Kosovës. Këto gjykate, në mungesë të vullnetit për të punuar, ndodhë që një lëndë dy a tri herë të kthehen në rishqyrtim në Gjykatën Themelore.

Ka raste kur bëhen pazare dhe të akuzuarit lëshohen në liri. Procedura në këto dy gjykata zgjatë me 10 a15 vjet. Në veçanti lëndët e punës dhe të fushës civile janë të lëna tërësisht pas dore dhe për një akt juridik të plotfuqishëm pritet me decenie. Ka edhe shumë raste tjera. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial donë shërim. Me VETTING mundë të shërohet, kuptohet nëse BE, Anglia dhe SHBA-të e realizojnë. VETTING-u nuk ka për qëllim për të bërë "lojën e shtrigave" për të larguar të ndershmit a kundërshtarët dhe për të sjellë militantët. Jo . VETTING-u duhet të ketë për qëllimi për të mënjanuar nga sistemi krimin, të paditurit, keqbërësit dhe elementët që janë kundër Republikës. Të tillë ka mjaft.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".