![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/24/200x200_prishtina-karantine1656049360.png)
Lexoni edhe:
Raportet për tkurrjen e popullsisë së Kosovës nuk duhet injoruar, duhet ta alarmojnë qeverinë për të vepruar
Shkruan:ANALISTI - Hasan Preteni
Shumica dërmuese e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të dështojnë qysh në fazën e parë në rezultatet e punës. Çka do të prezantojnë ata kur janë zero=zero. Te vërtetësia e prejardhjes së pasurisë duhet të shfrytëzohen shënimet e mekanizmave ekzistues. Lidhja me krimin është pak më problematike. Definitivisht në Kosovë mundë të realizohet kjo me dy fazat e para.
Lajme të mira po vijnë për ecurinë e përafrimit të fillimit me finalen e ligjit Vetting. Procesi duhet të vazhdohet pa hezitim. Këtë bashkëpunimin ndërqeveritar Tiranë-Prishtinë duhet zgjeruar edhe në bashkëpunimin në mes institucioneve të Tiranës dhe mekanizmave përkatës sa i përket bashkëpunimit rreth Vettingut. Duhet të mirën përvojat e mira dhe të parandalohen ato të këqijat.
Elementi kryesor që nuk duhet të merret nga Tirana është stërzgjatja e procesit. Vettingu duhet të filloi nga Gjykata Kushtetuese e pastaj nga lartë poshtë, nga Supremja, tek -e Apelit dhe ato themeloret. Tek sistemi prokurorial gjithashtu. Duhet fillimisht të formohet një grup punues-komision ndërinstitucional,të shfrytëzohen të dhënat e shumë mekanizmave dhe të fillohet me punën. Tirana ka kaluar nëpër tri faza: Puna dhe rezultatet e punës,vërtetësia e prejardhjes së pasurisë dhe lidhja me krimin. Dy fazat mund të realizohen më shpejtë kurse për të treten ndoshta nuk ka as nevojë. Shumica dërmuese e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të dështojnë qysh në fazën e parë në rezultatet e punës. Çka do të prezantojnë ata kur janë zero=zero. Te vërtetësia e prejardhjes së pasurisë duhet të shfrytëzohen shënimet e mekanizmave ekzistues. Lidhja me krimin është pak më problematike. Definitivisht në Kosovë mundë të realizohet kjo me dy fazat e para. Puna duhet të niset shpejt dhe duke llogaritur se do të ketë shume pengesa dhe obstruksione nga politika, mediet dhe shoqëria civile.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".