Lexoni edhe:
Goditja e krimit në sistemin e drejtësisë me VETTING të fillohet nga piramida: Gjykata Kushtetuese, Supremja, e Apelit deri në themeloret së bashku me prokuroritë
Shkruan:ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Nuk duhet lejuar fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje pa diskutim dhe votim në Kuvendin e Republikës. Mirëpo, nëse kundërshtohet kjo analizë e marrëveshjes në Kuvend, lypset që Avokati i Popullit apo grup qytetarësh a deputetësh, të bëjnë padi në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, marrëveshjen nuk duhet lejuar të kalon pa iu nënshtruar Kuvendit të Kosovës.
-Marrëveshja e bërë në Bruksel për energjinë duket se është shumë e dëmshme për Kosovën. Në marrëveshje mendohet se qëndron se për energjinë në veri të Kosovës do të krijohet një kompani e veçantë për zbatimin e marrëveshjes për energji në teren, jashtë kompanisë që vepron në Republikë. Çështja është se çfarë kompanie do të krijohet! Mendohet se është një kompani serbe e veçante nga pjesa tjetër e inkasimit të rrymës. Një marrëveshje të tillë ka pasur mundësi Kosova ta bëjë kur ka dëshiruar, sepse këtë dhe kështu e ka pritur Serbia. E kjo nga qeveritë e kaluara nuk u lejua.
Me këtë iu dha mundësi shtetit serb që të ndaj tërësisht veriun nga pjesa tjetër e Kosovës në fushën e inkasimit të rrymës dhe të energjisë. Ajo që mbetet është që të kërkohet që kjo marrëveshje ti nënshtrohet shqyrtimit dhe votimit në Kuvend. Nuk duhet lejuar fillimin e zbatimit të kësaj marrëveshje pa diskutim dhe votim në Kuvendin e Republikës. Mirëpo, nëse kundërshtohet kjo analizë e marrëveshjes në Kuvend, lypset që Avokati i Popullit apo grup qytetarësh a deputetësh, të bëjnë padi në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, marrëveshjen nuk duhet lejuar të kalon pa iu nënshtruar Kuvendit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".