Lexoni edhe:
Gjermania kundër “Ballkani i Hapur”, iniciativë e dizajnuar nga lidere të lidhur me strukturat e krimit
Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Me rastin e krijimit të skandalit të fryrjes së listave të veteranëve ka dyshime se ka raste shumë që edhe certifikatat e veteranëve janë shitur me para për përfitime financiare, dhe për arsye tjera, sikur që janë familjarizmi, lidhjet politike etj. prandaj tani organizatat e dala nga lufta do të detyrohen që pa kushte, përfundimisht të pajtohen për verifikim të listave dhe zgjidhje ligjore të problemit të ngritur rreth beneficioneve të veteranëve.
-Situata e krijuar tani rreth veteranëve te luftës, kur tani mbas sa viteve janë krijuar dyshime se listat e veteranëve janë të fryra dhe të keqpërdorura nga ata që i kanë pasur mundësit dhe kompetencat e keqpërdorimeve të listave të veteranëve, e që tani siç po duket se ato keqpërdorime janë bërë për qëllime të ndryshme, sikur që janë për përfitime në vota për partitë e krijuara pas luftës, që tani ish komandantët janë Kryetar të partive të dala pasluftës dhe atyre iu duheshin sa më shumë vota ti kenë për partitë e tyre.
Me rastin e krijimit të skandalit të fryrjes së listave të veteranëve ka dyshime se ka raste shumë që edhe certifikatat e veteranëve janë shitur me para për përfitime financiare, dhe për arsye tjera, sikur që janë familjarizmi, lidhjet politike etj. prandaj tani organizatat e dala nga lufta do të detyrohen që pa kushte, përfundimisht të pajtohen për verifikim të listave dhe zgjidhje ligjore të problemit të ngritur rreth beneficioneve të veteranëve. Kjo duhet të pranohet pasi që me kalimin e kohës, po dalin zëra e fakte të pa kontestueshme për abuzimet marramendëse që janë bërë me listat. E dhëna e bërë publike nga njëri prej eprorëve të UÇK-së Aziz Bici, është alarmante dhe inkriminuese, i cili vetëm për njësitin që ai e ka komanduar dhe menaxhuar, numri i veteranëve të futur në listë, përtej atij numri që është real, është dhjetëfishuar nga vetë komisioni, edhe pse ai një listë të tillë kurrë nuk e ka nënshkruar as nuk është konsultuar.
Ai e ka zbuluar të dhënën sipas së cilës, në batalionin ku ka qenë ai komandant, i ka pasur rreth 250 ushtarë të armatosur, e tash numri ka shkuar në 600, pa nënshkrimin e tij. Pra, Komisioni qeveritar do të ishte dashur t’i vërtetonte kush ka qenë veteran e kush jo, ka thënë Bici, ish-komandant i Batalionit të parë të Brigadës 142, Zona Operative e Shalës së UÇK-së. Aziz Bici, është edhe këshilltar i kryeministrit për Kategoritë e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj edhe është rreshtuar me të drejtë në qëndrimin që listat e veteranëve duhet të pastrohen, pasi sipas tij, pjesë e tyre janë edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në luftë.
Kryeministrit Kurti ka deklaruar se oferta për veteranët, me propozimin se si të realizohen kërkesat e tyre të ligjshme, do të ju dorëzohet këtë javë, dhe Qeveria me gjithë anëtarët e kabinetit do të jetë në dispozicion dhe e hapur për të diskutuar dhe gjetur rrugën më të përshtatshme ligjore që është në favorin e tyre, por kurrsesi duke legjitimuar dhe duke shpenzuar për ata që në lista janë kontrabanduar pa e merituar.
Tani këto lista për spastrimin e tyre kërkojnë kohë dhe angazhim të gjithëmbarshëm, sidomos të atyre që i kanë nënshkrua ato lista, por komisioni i cili do të formohet për spastrimin e këtyre listave duhet të jenë të përpiktë dhe të bisedojnë për të gjithë ata që ishin të dyshimtë, e sidomos me ata epror kompetent që i kanë nënshkruar ato lista dhe nëse ka nevojë të bisedohet edhe me ata kandidat që janë në ato lista si veteran të dyshimtë, dhe tiu shtrohen pytje të drejtë për së drejti rreth angazhimit të tyre në ato kohëra sa ka zgjat mobilizimi dhe pjesëmarrja e tyre si në ushtrime-stërvitje ushtarake, kend e kanë pasur eprore sipas hierarkisë dhe pyetje tjera që do ti zbardheshin ato dyshime rreth dyshimeve se a ishin veteran të vërtetë apo të dyshimtë, dhe nga aty edhe do të arrihet të kuptohet e vërteta e pjesëmarrjeve të tyre në mobilizimet ushtarake gjatë luftës deri në çlirimin e vendit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".