Lexoni edhe:
OVL duhet ta pranoj realitetin e skandalit me listat, janë shitur certifikatat për vota dhe janë pasuruar
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Ish pushtetarët tash multi milionerët, e kanë hallin te ruajtja e pasurive qindra milionave të tyre të fituara paligjshëm në kurriz të popullit më të izoluar dhe më të varfër në Evropë e më gjer. Prandaj pastrimi i organeve të drejtësisë dhe ndjekjes duhet me qen prioritet i kësaj qeverie Kurti. Kjo qeveri duhet vetëm ta bëjë punën që ligjet e Kosovës të zbatohen njësoj për secilin dhe kudo, pa asnjë dallim në tërë Kosovën . Vetëm Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik mundë ta kthejnë shpresën e qytetarëve të Kosovës .
-Partitë e ish pushtetit që kanë sunduar Kosovën nga 1999 deri 2020, tani sillen sikur Kosovën ta kishin sunduar Kinezët e jo ata vet,vetëm kur i sheh njeriu si reagojnë nga e njëjta parti për temën e një marrëveshje qe e kanë nënshkruar vet para shumë vitesh, për shembull marrëveshjen e Rrymës për veriun e Kosovës del deputetja e PDK që njihet si oponentë e afërt e Shik- ut ,"Lepa Brena" e thotë kjo marrëveshje është tradhti kombëtare e qeveris Kurti njëjtën dit del deputeti tjetër i SHIK-ut në parlament thotë kjo marrëveshje është nënshkruar nga ne, pra është marrëveshje e mirë.
Kur ndalet njeriu e mendon mirë se si ka mundësi që nga viti 1999 e deri tani 2022 në veriun e Kosovës rrymën e Serbëve që nuk kanë paguar rrymë kurrë, e kanë paguar qytetarët shqiptar të Kosovës, janë në pyetje qindra miliona euro vjen shumë shpejt se në këtë çështje zyrtar ndërkombëtar por edhe zyrtar të Kosovës e kanë pasur ,TALLIN, hisen e vetë në këtë plaçkitje klasike që ju ka bërë qe 22 vite rresht qytetarëve tjerë të ndershëm të tërë Kosovës.
Sa ju përket Sondazhev dhe propagandës anti qeveri që 24 orë nuk heshtin duke hedhur vrer dhe lajme të rreme e etiketime nga ana e medieve, nga OJQ që udhëhiqen e janë prona të Oligarkëve të PDK-së, AAK, LDK-së,NISMA-së e AKR, duhet me i kuptuar se lufta, etiketimet dhe propaganda po bëhet që mundësisht të kthehen në pushtet, atje ku janë tenderët, të vidhet aq sa duan pushtetin ish pushtetarët e PDK.LDK.AAK...sa që edhe me kall krejt Kosovën e kallin e copëtojnë në krahina vendin tonë, nëse munden ose gjejnë mundësi me u kthye në pushtet prapë.
Ish pushtetarët tash multi milionerët, e kanë hallin te ruajtja e pasurive qindra milionave të tyre të fituara paligjshëm në kurriz të popullit më të izoluar dhe më të varfër në Evropë e më gjer. Prandaj pastrimi i organeve të drejtësisë dhe ndjekjes duhet me qen prioritet i kësaj qeverie Kurti. Kjo qeveri duhet vetëm ta bëjë punën që ligjet e Kosovës të zbatohen njësoj për secilin dhe kudo, pa asnjë dallim në tërë Kosovën . Vetëm Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik mundë ta kthejnë shpresën e qytetarëve të Kosovës .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".