Kosova në zbrazje të heshtur do të futet  në mungesë të  fuqisë punëtore, liberalizimi i vizave do të sjell kolaps gjeneral

Kosova në zbrazje të heshtur do të futet  në mungesë të  fuqisë punëtore, liberalizimi i vizave do të sjell kolaps gjeneral
Kosova në zbrazje të heshtur do të futet  në mungesë të  fuqisë punëtore, liberalizimi i vizave do të sjell kolaps gjeneral

Blerim Burjani

  • 27 June 2022 - 19:02

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

Situata me trendin e migrimit është shumë shqetësuese.  Po të ndodhë së shpejti edhe liberalizimi i vizave, atëherë  do të ketë  lëvizje  masive të të  rinjve kështu që Kosova s’do të ketë as fuqi të mjaftueshme  punuese për nevojat e veta. Nëse  tash ndodhë liberalizimi, në Kosovë do të kemi largim të madh të fuqisë së re punëtore  dhe  nuk do të ketë as kamariera e punëtor ndërtimi për nevojat tona. Do të ketë  mungesë të fuqisë punëtore të të gjitha  profileve, edhe të atyre  që punojnë në industri , hotele apo kafiteri.

Qysh tash ka filluar pak a shumë të hetohet kjo mungesë, por ende nuk po vërehet me të madh por rreth  rreth 50%  e bizneseve duket që kanë  vështirësi për të gjetur punëtor. Dikur e kishim të fokusuar vendin në Prishtinë kur shkonin njerëzit e kërkonin punëtor, por  tash më  është problem sepse  s’ka  më punëtor krahu , dhe nuk ka as  punëtor ëe punon  pa e pasur pagën minimale  350 euro, qoftë  në kaifteri apo edhe nëpër  marketa. Pra shumë të rinj nuk punojnë më me pag minimale dhe kjo i bien se ligji që po diskutohet është i kot kur flet për pagën minimale dhe se caktimi i pagës minimale është vetëm një  punë e analfabetëve.  Nuk ka  më diçka të tillë, sepse oferta dhe kërkesa  e rregullojnë pagën por jo shteti në mënyrë administrative.  Shteti nuk ka të drejtë ta caktoj paga në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Kjo sferë varet nga  punëdhënësi dhe punë marrësi e jo shteti. Pra ka pasur dështime totale , vec hajt po caktohet paga minimale, që  realisht atë sta pranon tregu ekonomik. Nataliteti është fakt që ka rënë , dhe  ne tash  mundë të flasim me nostalgji për familjet e mëdha që kanë pasur dikur 10 e 15 anëtar e më shumë në disa fshatra.  As në qytet s’ka pas familje pa gjashtë anëtarësh apo ka pas raste të rralla, pra Kosova po vjen duke u reduktuar  në numër të popullsisë  si rezultat i dështimit të madh të  lidershipit politik që është edhe përbëhet nga analfabetët. Në Kosovë ka gjykatës madje në Gjykatën  Kushtetuese si kryetarja aktuale e cila nuk e kupton punën e gjykatës dhe ka të meta të mëdha të të kuptuarit në punën e gjykatës ku punon. Kemi gjyqtar dhe prokuror aq të dobët  që tash me Vetting  do të zbardhen  të gjitha kapacitetet profesionale të sistemit,  ku dihet që do ti nënshtrohet edhe Gjykata Kushtetues dhe anëtarët e saj analfabet profesional, sa që nuk dihet në atë gjykatë as kush shkruan vendime, por ngrihen  përplot dyshime. Ata anëtar të kësaj Gjykate  kanë probleme me i kuptua interpretimet   si kryetarja aktual e kësaj Gjykate. Pra dështimi i sistemit  ka bërë që të humb interesimi për të qëndruar në Kosovë, nuk mundë të ndalet askush të mos ikë, sepse  krejt politikanët  analfabetë janë në  funksion,  sistem ky që ekziston që 22 vjet i etabluar në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".