![](/uploads/kosova-sot/images/2022/June/28/200x200_drejtesia1656395687.webp)
Lexoni edhe:
Drejtësia e Kosovës në fund të pusit, Prokurorët dhe gjyqtarët e dështuar e të korruptuar amnistohen, nuk ka kush për ti ndëshkuar
Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni
Gjyqtarët në Kosovë minimum pranojnë 3000 euro të hyra, 2000 euro si gjyqtarë e të tjerat si ligjërues nëpër universitetet private apo shkolla policore. E pse të rrezikojnë ata? Këshilli gjyqësor nuk kërkon rezultate e ku nuk ka llogaridhënie dhe transparencë, ka krim dhe korrupsion. Kryetarët e Gjykatave Supreme “ gëzojnë” privilegje të pa justifikuara me punën e tyre! Paga deri në vdekje, asistente dhe personel me paga dhe për mos punë katastrofë!
-Gjykatat e Kosovës janë cirku i Kosovës! Qe 23 vite nga përfundimi i luftës nuk është shqiptuar asnjë gjykim meritor. Kush u dënua për korrupsion e për krim të organizuar....askush! A është vrarë ndonjë gjyqtar në Kosovë, a është kërcënuar ndonjë nga ata...Jo, nuk jemi sadistë por nuk ndodhë askund në botë që të mos sulmohet asnjë gjyqtar. Sulmohen nga krimi por lavdërohen nga qytetarët. Në Kosovë nuk e sulmon krimi e as nuk i lavdëron qytetari. E kanë zgjedhur rrugën e mesme, as mish as peshk.
Nuk prishen me pushtetin por nuk prishen as me qytetarin! U dënuan ata që vodhën pula, pyll, akumulator e gjësende të imta por nuk dënohen hajnat, kriminelët e as krimi i organizuar. Gjyqtarët në Kosovë minimum pranojnë 3000 euro të hyra, 2000 euro si gjyqtarë e të tjerat si ligjërues nëpër universitetet private apo shkolla policore. E pse të rrezikojnë ata? Këshilli gjyqësor nuk kërkon rezultate e ku nuk ka llogaridhënie dhe transparencë, ka krim dhe korrupsion. Kryetarët e Gjykatave Supreme “ gëzojnë” privilegje të pa justifikuara me punën e tyre! Paga deri në vdekje, asistente dhe personel me paga dhe për mos punë katastrofë! Një ish kryeprokurorë në një bisedë private me mua rrëfehet : Po më pyet gruaja kur do të shkoi në punë? Ai përgjigjet; “ varet nga ti” Si? Nëse më nervozon ti në shpi, unë do të shkoi në punë! Qeveria e tanishme duhet të telefonoj, ku ka punë duhet të ketë mbështetje dhe pagesë, në të kundërtën duhet larguar të gjithat kompensimet dhe pagat e pa merituara.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".