![](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/01/200x200_thumbs_b_c_018631eba40f1094e92a53284d8a58fd1656654102.jpg)
Lexoni edhe:
Deputeti e merr votën për të qenë pjesë e vendimmarrjes së Kuvendit, jo për të bojkotuar dhe abstenuar
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Qeveria nuk duhet të ngecë,të procedoj në Kuvend, e ka shumicën dhe të hyn në fuqi sa më shpejtë. Një kujdes të veçantë duhet të ketë edhe tek përzgjedhja e zyrtarëve që do ta bëjnë Vettingun. Ekspert të fushave,të dëshmuar ndër vite, përkrahje profesionale dhe materiale nga miqtë ndërkombëtar.
-Nuk besoj se do të ketë konsenzus në lidhje me Vetingun. Disa parti politike te inkriminuara e kanë vetëm për marketing, e në të vërtetë nuk e dëshirojnë fare. Nuk do të ketë përkrahje por gjithsesi do të ketë bojkot. Nuk do të shkojnë në takime,do të kërkojnë imtësira dhe do të kërkojnë metoda e mundësi vetëm e vetëm që i tërë procesi të dështon. Nuk do ta thonë publikisht, por do ta eskivojnë praktikisht.
Vetting-u do të bojkotohet edhe për atë se po e propozon pozita. Partitë që ishin në pushtet në të kaluarën nuk kanë reflektuar asnjëherë në lidhje me vetpastrimin e drejtesise se kapur kosovare. Të zhytura skajshmërisht në korrupsion nuk do të rrezikojnë vetvetën. Kush e prenë degën në të cilën është?
Vetingu në një formë mundë të kalon vetëm nëse kërkohet që tani e tutje të kemi kujdes se kush do të vendoset në cilat pozita. Vetting për të tjerët e jo për veti. Qeveria nuk duhet të ngecë,duhet ta procedoj në Kuvend, e ka shumicën dhe të hyn në fuqi sa më shpejtë.
Mjaftë me sjelljen dyfytyrëshe të BE-së ndaj Kosovës dhe SerbisëLexoni edhe:
Një kujdes të veçantë duhet të ketë edhe tek përzgjedhja e zyrtarëve që do ta bëjnë Vetting-un. Ekspert të fushave,të dëshmuar ndër vite, përkrahje profesionale dhe materiale nga miqtë ndërkombëtar. Kjo është garancia. Mund të angazhojmë edhe zyrtar nga Tirana të cilët e kanë fituar përvojën në projeksionin e tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".