Lexoni edhe:
Nuk ka konsensus kundër krimit në drejtësi, disa parti politike po mashtrojnë me Vetting-un vetëm për marketing politik!
Shkruan:ANALISTI- Gani Qarri
Rreziku potencial i izolimit dhe vazhdimit të lojës së kushtëzimit të Kosovës me mbajtjen peng të liberalizimit të vizave, jo vetëm se mund të shkojë edhe përtej pritjeve për fundin e këtij viti,por ekziston rreziku, që kushtëzimet të mbeten të pranishme dhe mjet i përhershëm i pamundësimit të kalifatit turko-arab të Kosovës për integrim në BE.
-Kosova dhe shqiptarët të cilët përditë ëndërrojnë lëvizjen e lirë dhe integrimin evropian, duhet ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se me xhami e shamia dhe instalimin hiperbolizues të mendësisë, objekteve dhe kulturës mbi proporcionale turko-arabe, nuk mund të shkohet në Evropë, nuk mund të arrihet liberalizimi i vizave dhe as të jetësohet integrimi në Bashkimin Evropian.
Kosova mjerisht, gjithnjë e më tepër me vetëdije po largohet nga traditat, kultura dhe autoktonia evropiane, duke mbjell në trupin e saj, arabizmin puro islamik, me çka po irriton shumë vende të BE-së dhe distancohet edhe më tepër nga evropianët. Prandaj nuk duhet të habitemi, nëse në njërin nga udhërrëfyesit e ardhshëm të BE-së, për Kosovën të vendoset si kusht, pikërisht standardizimi i numrit të xhamive në proporcion me numrin e banorëve dhe besimtarëve fetar, dhe jo ky vend i vogël, të kthehet në një El-Dorado të grumbullimit të xhamive turko-arabe pa asnjë plan e projekt, në shekullin XXI. Në anën tjetër, sot në Kosovë (istan) që kinse bënë sikur pretendon integrimin në BE, asnjë firmë apo ndërmarrje me rëndësi, nuk udhëhiqet as menaxhohet nga kompanitë e njohura të vendeve të fuqishme evropiane,por që nga Aeroporti, KEK-u, Hidrocentralet dhe krejt ujërat e përdorshme të Kosovës, deri te Ferronikeli, që të gjitha, ju falen tërësisht apo dhuruan me çmime qesharake kompanive turke të lidhura me Erdoganin. Rreziku potencial i izolimit dhe vazhdimit të lojës së kushtëzimit të Kosovës me mbajtjen peng të liberalizimit të vizave, jo vetëm se mund të shkojë edhe përtej pritjeve për fundin e këtij viti,por ekziston rreziku, që kushtëzimet të mbeten të pranishme dhe mjet i përhershëm i pamundësimit të kalifatit turko-arab të Kosovës për integrim në BE.
Madje qysh tani është paralajmëruar edhe një udhërrëfyes i ri shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën, nga komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që është zhvilluar të hënën në Parlamentin Evropian. Dhe megjithëse temë e diskutimit ishte zgjerimi i bllokut pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, është zhvilluar debat i ngjeshur edhe për Kosovën dhe pritjet e saj, të kota për procesin e liberalizimit të vizave, përderisa nuk ndërtohet as investohet në asgjë evropiane, por vetëm turko-arabe, duke dëbuar edhe Sunny Hill,bashkë me Dua Lipën nga Prishtina, e cila vërtetë ka bërë mjaft shumë për imazhin e Kosovës, anë e mbanë botës.
Përveç deputetëve nga Parlamenti Evropian, morën pjesë edhe deputetë nga parlamentet kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE-së, ku përderisa u fol për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi tha se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave por lajmi i keq ishte se duhet ecur përpara me rezultate konkrete që i kërkohen Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku “shtetet anëtare duan rezultate të qarta”.
Mjaftë me sjelljen dyfytyrëshe të BE-së ndaj Kosovës dhe SerbisëLexoni edhe:
Udhërrëfyesi plus për liberalizim të vizave ndaj Kosovës është paralajmëruar si pako e re në pritje të dhënies së dritës së gjelbër, e cila duket pothuajse e paarritshme “Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike shtoi ai, pas të cilave mund të fshihet edhe shqetsimi i ngritjes së pakontrolluar në një vend kaq të vogël si Kosova, i kaq shumë xhamive dhe objekteve turko-arabe. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës dhe ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, ka deklaruar komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi.
Ky është vetëm edhe një lajm zhgënjyes plus për qytetarët e Kosovës dhe një sfidë për qeverinë në detyrë, për tu angazhuar dhe lobuar pa ndërpre tek shtetet që mbajnë rezerva ndaj këtij procesi, duke votuar në Kuvend edhe një standard ligjor, i cili do tu jepte fund, ngritjes së objekteve të huaja në vendin tonë. Është interesant të ceket se kundër udhërrëfyesit plus ka reaguar vetëm ish ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch i cili ka thënë se kjo nuk është e drejtë sepse me asnjë vend tjetër nuk ka pasur kërkesa të tilla, gjë që është plotësisht e saktë, siç është e vërtet e pamohueshme se nuk ka asnjë vend tjetër evropian,si Kosova e çliruar nga NATO, që me invadimet e pakontrolluara të turko-arabizimit, siç po ndodhë përditë e më tepër në Kosovë, të pretendojë të hy edhe në BE .
Kështu që megjithëse Kosova i plotëson kushtet sipas Komisionit të BE-së, tani asaj i vijnë edhe më shumë kërkesa që nuk i janë bërë kurrë asnjë vendi tjetër të cilat kanë marrë liberalizimin e vizave gjatë viteve të fundit. Ndryshe zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit, Ana Pisonero, ka deklaruar se Komisioni vazhdon të qëndrojë prapa vlerësimit nga korriku i vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi i vitit 2012,për liberalizimin e vizave, por ka disa vende që akoma kanë hezitim dhe mosbesim.
“Ne kuptojmë se disa shtete anëtare vazhdojnë të kenë shqetësime rreth çështjeve si lufta kundër korrupsionit, kërkesat e rrejshme për azil dhe siguria e dokumenteve, që janë mbuluar nga udhërrëfyesi, ndaj Komisioni mbetet i gatshëm që të mbështesë punën shtesë mes shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës për t’i adresuar këto çështje. Ne nuk po flasim për ndonjë udhërrëfyes të ri”, ka deklaruar zëdhënësja Pisonero, por ky tash është momenti sprovues për unitetin veprues dhe kundërshtues nga i gjithë spektri politik i Kosovës, pozita dhe opozitë, për kushtëzim të liberalizimit me udhëzues e kritere të reja shtesë, për të blerë kohë vendet hezituese që kanë rezerva brenda BE-së, sepse nëse vazhdon trendi aktual i arabizimit në Kosovë, kundërshtimet për integrimin e Kosovës, do të shtohen deri në pamundësimin e integrimit të saj, në BE, ndaj është në dorën e shqiptarëve të cilët e kanë momentin vendimtar, para se tu ik edhe treni i fundit, që të vendosin, se a janë të interesuar për inkuadrim në unionin e vendeve arabe, apo integrim në BE.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".