Lexoni edhe:
Mjetet e siguruara në Trust janë përgjegjësi e shtetit dhe të pa prekshme, për pension në pleqëri
Shkruan:ANALISTI - Naim Miftari
E para dhe më e rëndësishmja e ligjit të Vettingut dhe projektligjit për themelin e Byros Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë së pa justifikueshme ka të bëjë me faktin se nuk është ligji i partisë në pushtet, as i pozitës as e as opozitës, por është ligj i Kosovës e per Kosoven. Ky ligj nesër mundë t’i godas si ish-pushtetarët e mëhershëm, por edhe pushtetarët e tanishëm ne pushtet.
Vettingu është dashur kaherë të miratohet në Kosovë dhe të fillon të zbatohet. Por pse qeveritarët e mëhershëm nuk e kanë sjell Vettingun ajo çështje është tregim në veti pasi shumica e organeve shtetërore sidomos drejtësi, gjyqësia dhe prokuroria ,policja e inteligjenca, janë akoma kukulla të ish pushtetit që me dekada kanë mbushur organet e shtetit me sekser dhe kukulla të tyre që vetëm të jua ruajnë shpinën nga ligji duke ua bere avokatine krimit nga zyrat e shtetit ne prokurorite dhe gjykatat e kapura te vendit.
Pra ata i përdoren organet ligjore shtetërore për t’i mbrojt pasurite e shefave dhe BOOSA-ve të tyre që i kanë instaluar e vendos në ato organe shtetërore. Përgjigjja pozitive e PDK dhe AAK për t’u takuar me kryeministrin për çështjen e Vettingut është e pritur pasi edhe opozita e din shumë mirë se Vettingu do të ndodh me shkuarjen e tyre apo mos shkuarjen e tyre në takim. Sa i përket refuzimit të LDK-së së z- Abdixhiku nuk ka befasi as këtu çështja, pasi vetë kryetari postin e kryetarit të LDK-së e ka me kontratë, sikurse një njeri që e merr një veturë në shërbim në RENTACAR për ta vozitur, por në LDK vendos akoma garda e vjetër e Ises, Skendes e Lutës!
Vettingu do të ndodhë edhe dhoma e posaçme për hetim do të bëhet me opozitë ose pa opozitë pasi Vettingu ka mbështetjen e Amerikës ,Britanisë e Gjermanisë.....por duhet të kemi kujdes që mos ta bëjmë një VETING sikur në Shqipëri ku peshqit, kriminelët e mëdhenj mbesin të pa prekur nga VETING-u e nga SPAK-u. Nuk na duhen sllogane dhe ligje politike made in “Edi Rama”, neve na duhen ligje që funksionojnë njëjtë për të gjithë, pasi problemi me ligje nuk ishte pengesa kryesore në sundimin e ligjit në Kosovë, por pengesë kryesore ishin dhe janë akoma zyrtarët e shtetit ligjor: gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit, që në fakt janë vetëm kukulla të krimit të organizuar dhe te mafio-politikanëve të korruptuar që nuk lejojnë me u zbatua ligji i njëjtë për të gjithë.
Pra në Kosovë kurrë nuk ishin fajtor mungesa e ligjeve për mosfunksionimin e drejtësisë, por ishin SEKSERËT e mafio-politikaneve dhe mafio-oligarkeve, dhe “kukullat” e krimit që janë vendos në institucionet ligjvënëse në Kosovë, e qe po ua bejne “avokatine” krimit te organizuar nga zyrat e shtetit!!!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".