Oligarkët në shtetin e Kosovë po e amnistojnë veten
Ali Hertica
Shkruan: Mr.Ali Hertica
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit po vendnumëron në shtetin e Kosovës, ndërsa shumica e analistëve politikë për këtë mosveprim bëjnë përgjegjës strukturat e larta politike qeveritare, të lidhura me strukturat kriminale, që po vetë-amnistohen nga ndëshkimi për shkak të korrupsionit, viktimë e të cilit është qytetari. Dihet mirëfilli që sa më shumë korrupsion që po ndodh në Kosovë, aq më pak qytetarët marrin shërbimet e nevojshme dhe cilësore, sepse paratë që duhet të rishpërndahen për qytetarët përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.
Për këtë shkak është krejt e kotë me këtë klasë politike të arrihen integrimet evropiane, pikërisht për shkak të këtij pushteti korruptiv në të dyja nivelet, si dhe gjyqësorit joefikasm,korrupsioni në shoqërinë kosovare është mjaftë i thellë. "Derisa nuk ka aspak ndëshkim të dorës së zgjatur, që e mbjellin, kultivon dhe është bashkëpjesëmarrëse në krim dhe korrupsion, me të drejtë mund të konkludojmë se aty janë të involvuar vetë pushtetarët, prandaj edhe ata po vetë-amnistohen, duke mos vepruar kundër këtij fenomeni kancerogjen për të ardhmen e shtetit dhe zhvillimin.Korruptimi, i zakonshëm ky fenomen mund të luftohet vetëm përmes një presioni më të madh të opinionit publik dhe shoqërisë civile mbi institucionet e sundimit të ligjit.
"Ne si shoqëri kosovare mund ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë politik, vetëm duke kërkuar nga drejtësia kapjen e kokave të 'peshqve të mëdhenj', pasi konsideroj që 'peshk i madh' është çdonjëri që është i korruptuar dhe ka krijuar pasuri marramendëse, që në zhargonin popullor e themi pasurim brenda nate, një kohe shumë të shkurtër, dhe kjo ka ardhur vetëm si rezultat kur individët e tillë kanë qenë të aftër me rrjetet kriminale që kanë menaxhuar rrjedhat financiare në shtet. Duke emëruar njerëz pa kritere,të papërgjshëm dhe të korruptuar Kosovën e futën në çorrsokakin më të errët që la si pasojë trashëgimi korrupsionin dhe krimin e organizuar.Në fillim pati zëra të politikës që iu kundërvunë kësaj të keqe po shpejt u izoluan nga faktori ndërkombëtar dhe nga një kampanjat politike kosovare që u shkonte për shtati dhe që ishin lidhur në "paktin e luginës së ujqve".
Po sidoqoftë pas kësaj periudhe do të vijojë periudha e Pavarësisë së njomë që pak nga euforia e njohjes së Pavarësisë dhe më shumë nga trashigimia e praktikave qeverisëse të Unmikut,klasa politike e ardhur në pushtet do të rrëshqet drejt sundimit oligarkist se sa do të bëjë përpjekje për ndërtimin e institucioneve demokratike të mirëfillta dhe funksionale. Moskëmbëngulja e vendosjes së një sistemi socialdemokratik, do të rrjedhojë në shkarje të sistemit drastik djathtist që paraja do të bëhet treguesi i të gjitha vlerave të shoqërisë që së këndejmi do ta shpie gjithë shoqërinë drejt degradimit të të gjitha vlerave të ndërtuara me mund të kësaj shoqërie, rrënimin e vlerave dhe virtyteve kombëtare e njerëzore duke e pasuar me ngritjen dhe ndërtimin e një sistemi antivlerash të të gjitha sferave jetësore ku paraja ishte si detektor orientues për ta rrënuar kështu deri në fund edhe vetë qenien aq të çmueshme njerëzore,kombëtare dhe historike të deriatëhershme shqiptare.
Pra në vend se të mbillej dhe kultivohej jeta demokratike ku subjektet politike në pushtet do të ishin ndërmjetësues në mes qytetarit të Kosovës dhe çështjeve që kërkonin zgjidhje si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, këta subjekte politike zgjodhën rrugën e diktatit dhe imponimit herëpasherë edhe të dhunshëm dhe jo të debatit të hapur me shoqërinë civile dhe qytetarët për gjurmimin e rrugëve të zgjidhjeve më të mira që shtriheshin para këtyre subjekteve politike në pushtet. Duke mos bashkëbiseduar dhe duke e injoruar zërin e opozitës dhe të qytetarëve, duke mos ofruar diskutimin publik për çështjet jetike dhe me rëndësi kapitale e historike këto subjekte politike në pushtet po hapnin një hendek të madh që çonte drejt greminës politike, ekonomike dhe diplomatike. Mosshfrytëzimi i potencialeve politike njerëzore në Kosovë që ofronin alternativa shumë më të mira se sa ata të subjekteve politike në pushtet, zënien në thua nga një hap në tjetrin deri sa filloi edhe ngërçi politik mes dy subjekteve më të mëdha pushtetmbajtëse në Kosovë sa të përpiqen t'i hanin kokën njëra tjetrës në kohën kur ata e kishin batisur veten në mëkatet e mëdha ndaj shtetit të ri të Kosovës dhe popullit të saj të pafajshëm.
Kështu këta subjekte humbën të gjitha shansat që ju ofruan miqtë tanë për ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe instalimin e sistemit socialdemokrat që do të ishte funksional për të gjitha nivelet e shoqërisë që kishte hyrë në një fazë të brishtë të ndërtimit të institucioneve demokratike që vetvetiu do të hapte rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të kësaj shoqërie. Kjo klasë politike nuk arriti të mbjellë besimin tek populli se ishte e zonja t'i ofronte zgjidhjet imediate jetike në planin socilo-ekonomik dhe atë institucional, sikundër as në planin e politikës së jashtme sidomos me Brukselin. Ajo nuk arriti të bind faktorin ndërkombëtar së Kosova me preambulën e shtetit të qytetarëve do të garantonte me kushtetutë të drejtat e pamohueshme të të gjithë qytetarëve të saj dhe në këtë kontest edhe të qytetarëve serb të Kosovës. Dështimi në planin e brendshëm duke u involvuar në masë të papërmbajtshëm në aferat e tenderimeve dhe korruptimeve të panumërta dhe keqpërdorimi i paskrupullt i pozitave në detyrë solli të këqiat e njëpasnjëshme duke reflektuar edhe në arenën ndërkombëtare sa evropianët detyrohen të sjellin pakon e kushtëzimeve Sui generis për nënshkrimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave.
E preokupuar kjo klasë në pushtet më shumë për t'u pasuruar së sa të kryejë detyrat që kishte për t'i kryer në raport me institucionet ndërkombëtare, Kosova u ndëshkua jo për shkak të kërkesave gjoja radikale të një pjese të shoqërisë dhe subjekteve politike që dolën në skenë dhe popullit të Kosovës po për shkak të mëkateve të pafalshme të këtyre dy subjekteve që reflektuan pashmangshëm të quhennë fjalorin europian të korruptuar pafund dhe kriminelë të organizuar dhe jo përshtypjen e përfaqësuesve dhe të zgjedhurve nga vota e lirë e popullit. Ata asnjëherë nuk ishin transparentë me popullin dhe me parlamentin. Ata kurrë nuk e thanë të vërtetën së për shkak të korrupsionit të paimagjinueshëm dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet e këtyre subjekteve politike në pushtet, po pengohet integrimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ata kur nuk dolën në tavolinë për të kumtuar të vërtetat e bisedimeve në Vienë me palën serbe. Lëshimi i rasteve të integrimit të Kosovës në Institucionet relevante ndërkombëtare si dhe mos nënshkrimi i marrëveshjes së liberalizimit të vizave me UE do ta ngulfatë jetën jo vetëm politiko-ekonomike në Kosovë po edhe atë të jetës së përditshme të qytetarëve. Pra Kosova po kalon në një vit duke lënë një vit e ndoshta edhe shumë vite të stivuara para vetes si strumbullare të parealizueshme që nuk arrihen edhe aq kollaj me gjithë atë bagazh dhe prapaskenë obskurantiste që la prapa vetes.
Mundësia e daljes nga kjo zgafellë politike të krijuar nga akcili akterë politik nuk është edhe aq e thjeshtë. Regjimet diktatoriale oligarkiste, këtu shto edhe mafian politike që është vënë në bashkëpunim të heshtur me këtë oligarkie për shkak të interesave të ngjashme e ka bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar. Natyrisht së një ditë do të tejkalohet edhe kjo fazë e foshnjërisë e të bërit politikë në Shtetin e njomë të Kosovës, po kjo gjë do kohë derisa kjo klasë politike të tregojë hapur këmbët e veta. Ardhja e gjeneratës së re dhe marrja e detyrave me përgjegjësi nga kjo gjeneratë natyrisht se do të reflektojë me një rezonim të ri, por lidhjet me klasën e vjetër është vështirë të shkëputen plotësisht dhe të harrohet e kaluara.
Ajo edhe për disa kohë do të ketë ndikimet e saj po aq sa edhe interesat të kenë ndikimin e tyre. Pra shpresa se gjenerata e re do të mund të reflekojë e pa ndikuar është tepër e vështirë.Ndryshimet mund të priten po psikologjia e të bërit politikë përderisa e kaluara ka krijuar barriera të pakapërcyeshme social politike në marrëdhëniet plitiko-shoqërore kërkonnjë kohë bukur të konsiderueshme dhe një vetmohim të pashoq për t'u vënë një konsensus i gjithanshë politiko-shoqëror dhe kombëtar.
Nga ana tjetër ajo pragmatike,tejkalimi i kësaj gjendje nuk vonohet për shkak se qytetarët àkoma s'e kanë kuptuar dhe së nuk dijnë kujt t'i japin votën,po për shkak se pushtetarët kanë ngritur rrjetin e observimit dhe të përcjelljes hap pas hapi të çdo qytetari dhe të simpatizantëve të tyre sa në rastet e mospajtueshmërisë së tyre , kanosej të humbasin vendin e punës që ndoshta janë të ardhurat e vetme ekzistenciale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".