Lexoni edhe:
Festë e madhe për qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti, vjen liberalizimi i vizave
Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri
Habit fakti se si ka mundësi që një person i tillë të marrë postin e zv kryeministrit dhe ministrit të jashtëm në kohën e kuislingut Thaçi, ndërkohë që figuron bashkëpunëtor i kompanive të lidhura me shpërlarje parash.
-Ish-presidenti dhe biznesmeni i njohur kosovar, Behgjet Pacolli është akuzuar së fundi edhe nga mediat në Venezuelë si ipërfshirë në afera korruptive me politikanë të lartë të vendit latin, madje në bashkëpunim me krimin e organizuar edhe në Kosovë e Shqipëri. Megjithëse disa pretendime tingëllojnë si inekzistente në terren, publikim i skandalit të Behgjet Pacollit nga mediat në Venezuelë, nuk duket të mos Jet tërësisht serioz, veçanërisht në pjesën ku raportohet se Behgjet Pacolli për shumë vite po pastron paratë e pista e kriminale përmes ndërtimeve në Prishtinë dhe në Shqipëri, në bashkëpunim me krimin e organizuar i lidhur drejtpërsëdrejti me Edi Ramën!
Festë e madhe për qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti, vjen liberalizimi i vizaveLexoni edhe:
Madje Pacolli akuzohet edhe si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane. Ndërkohë në raportin e publikuar në mediat venezueliane, Pacolli akuzohet si i përfshirë edhe në një skandal korrupsioni, duke iu referuar parregullsive të publikuara nga OCCRP në dhënien e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Shqipëri. Ndërsa Enrique Rais, një biznesmen që drejtonte biznesin e mbetjeve të ngurta në El Salvador për vite me radhë, ka qenë një njeri i fuqishëm në Amerikën Qendrore dhe kontaktet e tij politike e lejuan atë të ulej në tavolinë me presidentët e rajonit, të fuste prokurorët nga vendi i tij në xhep dhe madje që aparati diplomatik i Nayib Bukeles t’i jepte një dorë që ai të ikte nga drejtësia salvadorane.
Rais vendosi gjithashtu një nga pengjet e tij në kabinetin e Bukeles, kështu që emri i këti biznesmeni të arratisur nga drejtësia në vendin e tij që nga viti 2017, duket i lidhur me një manjat kosovar të implikuar në një skandal korruptiv. Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) me 21 qershor 2022,publikoi një raport të gjatë mbi parregullsitë e supozuara në dhënien e ndërtimit të një aeroporti në Shqipëri një kompanie të udhëhequr nga Behgjet Pacolli, biznesmenit dhe politikanit kosovar të lidhur me Kryeministrin e Shqipërisë dhe figura të krimit të organizuar”, ndër të cilët OCCRP rendit Salvadoranin Enrique Rais.
Sipas emaileve të mbajtura nga Infobae në El Salvador, shumë kohë përpara skandalit rreth aeroportit shqiptar, Pacolli dhe Rais bashkëpunuan për të eksploruar zgjerimin e biznesit venezuelian të naftës në Evropë e madje edhe në Afrikë. Emaili i korrikut 2010 është pjesë e një shkëmbimi të komunikimeve elektronike midis disa kompanive, duke përfshirë partneritetin zvicerano-amerikan të Refinery Association të Teksasit dhe Mabetex, një kompani me bazë në Shqipëri në pronësi të Pacollit që tani është në qendër të skandalit. Mabetex është pjesë e konsorciumit të kompanive shqiptare dhe turke që fituan tenderin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në Shqipëri.
Sipas një ankese të bërë nga konsorciumi britanik AL-DE, konkurrent në tender, qeveria shqiptare falsifikoi dokumentet për të favorizuar në mënyrë të parregullt kompaninë e Pacollit. Nëse të gjitha këto rezultojnë të sakta dhe Pacolli akuzohet si bashkëpunëtor i biznesmenit Enrique Rais në kompaninë “Alba Petroleos”, i cili prej vitit 2017 është i shpallur në kërkim nga autoritetet venezueliane, duket se me apo pa qëllim, ka dështuar edhe AKI, për ta bërë verifikimin e figurës se Behxhet Pacollit, i cili sipas skandalit të publikuar së fundi, na del tzë jetë i perfshire në krim të organizuar! Prandaj Habit fakti se si ka mundësi që një person i tillë të marrë postin e zv kryeministrit dhe ministrit të jashtëm në kohën e kuislingut Thaçi, ndërkohë që figuron bashkëpunëtor i kompanive të lidhura me shpërlarje parash. Kështu që kjo është edhe një papërgjegjshmëri nga Komandantat e UCK-se qe ia mundesuan kyqjen në politikë dhe postet e larta shtetetore, të cilët mbajne pergjegjesi morale dhe politike, kurse AKI, mban pergjegjesi ligjore e mbase dikush edhe penale, përderisa nëse vërtetohen argumentet e publikuara për korrupsion edhe për aeroportin e Vlores, duhet t’i hiqet e drejta menjehere duke reaguar vet patlamenti shqiptarë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".