Protesta e Tiranës është fillimi dhe fundi i regjimitit totalitar të Edi Ramës
Skender Mulliqi
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Historia dhe historianet e ardhshem do të shkruajnë dhe do të flasin për një Shqipëri shumë më ndryshe , dhe për një shqiptarë të dijshem, të dinjitetshem dhe te guximshem, ish kryeministrin dhe liderin historic të PD, Sali Berisha.Ky I mbeti konsitent politikës parimore, politikës për shtet dhe për komb. Politika e Sali Berishës është politikë thellësisht për trasim të një rruge të ndritur, të një rruge e cila e dërgon vendin e shqiponjave në BE.Berisha nuk kishte kurrë politikë të rreme , nuk kishte kurrë politika jo te sinqerta ndaj shtetit dhe shqiptarëve .
Protesta e Tiranës e 7 korrikut edhe një hërë shpërfaqi gjithë energjinë , shpërfaqi gjithë atë vullnet, gjithë atë kondicion dhe dije prej një politikani të urtë, vigjilent e të dinjiteshem , i cili respektohet si burrshtetas nga shumica e shqiptarëve .Kjo protestë madheshtore ishte protestë jo vetem e PD-së , por mbarë kombëtare.Ishte protestë nga e cila u lëshuan zëra kushtrimi për LIRI, u lëshuan zëra për largim të një klike pushtetare rrenuese për shtet dhe komb, siq është klika e kryemnistrit, Edi Rama.Kjo protestë ishte treguesi më I mirë I gjendjës aktuale politike dhe të gjendjës ekonomike , të cilat I kan deprimuar shumicën e qytetarëve .
Hajnit, zhvajtjës dhe plaqiktjët e një grupi njerëzish në krye më Edi Ramën, e kan varfëruar Shqipërinë dhe po e largojnë rininë masivisht nga vendlindjët e tyre.Vendin nga kjo krizë edhe morale nuk ka mundësi të nxjerrë askush përpos liderit historic të shqiptarëve, zotit Sali Berisha.Protesta e Tiranës është fillimi dhe fundi I një regjimi sadist, I një regjimi cili rregullisht po koketon më pasardhësin e Millosheviqit, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuqiq.Berisha dha mesazhe të qarta në foltore si gjithmonë së idea për Ballkan të Hapur, është ide ruse, dhe së nuk do të lejohet nga shqiptarët.Sigurisht së protestat e radhës do të janë edhe më masovike, në luftë për largimin nga pushteti të Edi Ramës, tw cilan Berisha e shpalli mw tw drejtw armik.
Dhe, nuk duhet lejuar një regjim të tillë më vota të vjedhura të mbetet në pushtet.Ideologjia e mykur komuniste e cila po I lidhë neokomunistet e rinjë , duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë në trojet etnike.Kjo ideologji së bashku më ideologet e tyre shumë sherre janë duke ju bëre shqiptarëve.Rama i ka luhatur seriozishtë themelet e shtetit shqiptarë.Ka ,luhatur adhmerinë e shumë breznive .Gjitha këtyre do tju vjen fundi së bashku më Open Ballkan , e cila ide shumë pak dallon nga ideja qetnike për botën serbe .E ti Edi Rama duhet të mësosh, së Shqipëria dhe shqiptarët moti janë përcaktuar për Evropë dhe NATO, jo më Rusine dhe Serbinë . Ka ardhur koha që Shqipërinë e mbytur në krim, korrupcion e droga ta drejtojnë patriotët , ta drejtojnë ata që e duan shtetin dhe kombin e vet. Orët e mbrapshta të sundimit tuaj,Edi Rama po të kalojnë pamëshirshem…
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".