Oligarkët e pasuruar duke vjedhur shtetin nuk duhet amnistuar, pasuria e fituar kundërligjshëm urgjentisht duhet konfiskuar!

Oligarkët e pasuruar duke vjedhur shtetin nuk duhet amnistuar, pasuria e fituar kundërligjshëm urgjentisht duhet konfiskuar!
Oligarkët e pasuruar duke vjedhur shtetin nuk duhet amnistuar, pasuria e fituar kundërligjshëm urgjentisht duhet konfiskuar!

Hasan Preteni

  • 09 July 2022 - 09:04

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

 Për vërtetësimin e prejardhjes së pasurisë model i mirë është "Tirana" ish kryeprokuroi i shtetit është dënuar me burg dhe me konfiskim të pasurise si rezultat i hetimit të Inspektoratit për Kontrollim të Pasurisë ( të cilin e ka udhëhequr për 5 vite) Te hetimi i korrupsionit,organizimit të prokurorive dhe gjykatave mundë të marrim  shembull nga Kroacia ( USKOK-u) Ka edhe modele tjera gjithandej dhe duhet ti marim ato të suksesshmet.

 -Konfiskimi i pasurisë për të gjithë ata që e keqpërdorin paranë publike, është domosdoshmëri.E si të rregullohet kjo? Kosova i ka të gjitha institucionet. Krijimi i institucioneve të reja sjell probleme të shumëta: Nuk mund të krijohen shpejtë, e kanë koston e vetë. Secili institucion duhet të ketë edhe staf për punë administrative dhe financiare, duhet të ketë trajnime të veqanta,koha kalon e objektivi nuk realizohet.

 

Mendimi im është ky: Ligji për Deklarimin, kontrrollin dhe prejardhjen e pasurisë duhet të amandamentohet edhe me pjesën e vërtetësimit të prejardhjes. Institucioni është Agjencia kundër Korrupsionit apo Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (  versioni i ri) Agjencia nuk duhet të ketë kompetenca " hetuese" as administrative. Agjencia duhet të mirret në mënyrë eskluzive vetëm me çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin e konfliktit të interesit,deklarimin e pasurisë, kontrrolli financiar dhe vlerësimi i saktësisë së deklarimit të pasurisë.

Pasuria e pajustifikueshme të konfiskohet ( procedurat duhet trajtuar duke i koordinuar dhe harmonizuar aktivitetet me strukturat tjera) Me këto veprime do të kursehet buxheti, koha dhe do të përshpejtohet puna rreth veprimit efikas. Kosova është vend i vogël për të bërë eksperimente. Ti marrim praktikat e dëshmuara. Për vërtetësimin e prejardhjes së pasurisë model i mirë është "Tirana" ish kryeprokuroi i shtetit është dënuar me burg dhe me konfiskim të pasuris si rezultat i hetimit të Inspektoratit për Kontrollim të Pasurisë ( të cilin e ka udhëhequr për 5 vite) Te hetimi i korrupsionit,organizimit të prokurorive dhe gjykatave mundë të marrim  shembull nga Kroacia ( USKOK-u) Ka edhe modele tjera gjithandej dhe duhet ti marim ato të suksesshmet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".