Lexoni edhe:
Skandalet korruptive të Behgjet Pacolli dhe lidhja e tij kriminale me Edi Ramën duhet të hetohen, të zbulohen e ndëshkohen me burg të përjetshëm
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Mos akreditimin e Kryeprokurorit e kërkuan edhe shumë ambasada. Një kandidat për Kryeprokuror e dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Shkaqet e padisë janë animet në KPK, mostransparenca dhe përzgjedhja e gabuar e kandidatit.
-Ka kohë që ka mbetur Republika pa Kryeprokuror të shtetit. Shkaqet janë të ndryshme. Kryesisht janë të natyrës kontrabandistike në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të shteti.Shume kritika u bënë. Ambasada e Anglisë, ajo e Gjermanisë dhe e SHBA-ve kritikuan formën e përzgjedhjes, që nga momenti i fillimit të procedurës.Mos transparenca dhe kualiteti në perzgjedhje ishin shkaqet e kritikës. Pati edhe kritika tjera.
Tash ka mbetur çështja te Presidentja, si akt i fundit, para përcaktimit të Kryeprokurorit të shtetit.Në këtë nivel u kërkua edhe intervenimi i Presidentes për të mos e vendosur në postin e tillë të kandidatit të përzgjedhur nga KP i Kosovës.Mos akreditimin e Kryeprokurorit e kërkuan edhe shumë ambasada. Një kandidat për Kryeprokuror e dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Shkaqet e padisë janë animet në KPK, mos transparenca dhe përzgjedhja e gabuar e kandidatit.
As nga Presidentja e vendit nuk kemi deri më tash reagim. Lënda ka mbetur te Presidentja e Republikës.
Mbështetur në rrethana dhe në kritikat e bëra zgjidhja më e mirë e kësaj çështje është anulimi i konkursit dhe përsëritja e tërë procedurës.
Në procedurën përzgjedhëse kërkohet pjesëmarrje në procedurë edhe të organeve të tjera të shtetit, të shoqërisë civile dhe të përfaqësueseve të ambasadave. Dihet se pjesëmarrës tash për tash nuk mundë të jenë anëtarë të KP të Kosovës. Mirëpo, kjo punë mundë të përcillet shumë mirë nga shoqëria civile, nga ambasadat, nga Kuvendi dhe nga të interesuarit tjerë. Për këtë kërkohet njoftim dhe transparencë, në mënyrë që përzgjedhja mos të manipulohet dhe të ngadhnjejë më i kualifikuari për detyrën e Kryepokurorit të shtetit. Natyrisht se këtu duhet pasur kujdes te puna kualifikuese dhe te kualifikimi dhe notimi i kandidatëve. Pa një punë të barabartë të të interesuarëve për këtë detyrë kurrë nuk fiton kandidati më i kualifiluar. E mu kjo i duhet vendit. Nga Kryeprokurori varet ndërtimi i shtetit ligjor. Lufta kundër krimit dhe korrupcionit, kontrabandës e të dukurive tjera kriminale kurrë nuk ka sukses pa një Kryeprokuror të moralshëm, të guximshëm dhe të pa frikësuar kundër krimit. Kryeprokurori e siguron shtetin ligjor.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".