Dritani mes “hudhrës dhe çekanit” të politikës simfonike dhe kakofonike serbomadhe
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Barometri diplomatik
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Aleatët ultranacionalistë partiakë serbë në Mal të Zi ia arritën që, politikës së kryeministrit Dritan Abazoviq, t’ia fusin “dy pyka” të forta: (1) Së pari e detyruan që me vetëdije të plotë (jo nga mosdija, por nga frika e tij) të shprehej negativisht në frymën e negacionit dhe të relativizimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë (11 korrik 1995) dhe së dyti e detyruan, që qevria e tij të miratonte “Kontratën bazë”(temeljni ugovor) me Kishën Ortodokse Serbe (PSC), të cilën e kritikuan ashpër si presidenti Milo Gjukanoviq, ashtu edhe nënkryetari i qeverisë, përkatësisht i Dritan Abazoviqit, Rashko Konjeviq, të cilën e quajtën antiligjore dhe antikushtetueuse . Si rrjedhojë, kjo “Kontratë bazë” me KOS-in mund ta rrëzojë qeverinë e Abazoviqit dhe, të çojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në Mal të Zi.
(A) Dritan Abazoviq u frikësua në Srebrenicë!
Është për të ardhur keq, ajo që i ndodhi kryemininistrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Potoçarima , me rastin e përkujtimit të 27-vjetorit të gjenocidit serb në Srebrenicë, ku gjenerali famëkeq Ratko Mladiq (tanimë i gjykuar nga Tribunali i Hagës me burg të përjetshëm, ashtu sikurse Radovan Karaxhiq për këtë gjenocid ndaj myslimanëve boshnjakë) me ushtrinë e tij çetniko-fashiste ekzekutoi “8 mijë e 343 dejmë e burra myslimanë, vetëm pse ishin myslimanë boshnjakë e JO serbë. Ky ishte faji i vetëm i 8 mijë e 343 viktimave të gjenocidit serb, të kryer më 11 korrik 1995, në praninë e batalionit të SFOR-it të OKB-së në Srebrenicë.
Nuk ka asnjë dilemë se Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq e frikësuan aleatët partiakë serbomëdhenj në Podgoricë, që gjenocidin serb ta quante krim ndaj myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, e JO vetëm “krim ndaj njerëzëve, jo ndaj boshnjakëve…”!?
Ja deklarata e plotë e kryeministrit Dritan Abazavoiq lidhur me këtë skandal politik, i cili shkaktoi reagime të shumëta aty për aty, në rajon dhe me gjerë : “ Nuk është kryer gjenocid ndaj boshnjakëve, por ndaj njerëzëve. Atë nuk e kanë kryer ushtritë, por politikat, politikat e së keqes, politikat e vdekjes dhe politikat e mashtrimit.”("Genocid nije počinjen nad Bošnjacima nego nad ljudima, i nisu ga počinile vojske nego politike, politike zla, politike smrti i politike prevara". (https://www.slobodnaevropa.org/a/dritan-abazovic-genocid-srebrenica-izjava/31938299.html).
Nga një gabim i tillë, menjëherë u distancua edhe Podgorica zyrtare, e cila vitin e kaluar pati miratuar Rezolutën kundër gjenocidit serb në Srebrenicë, duke nënvizuar se deklarata e Abazoviiqit është vetëm qëndrim personal dhe individual i tij, jo i qeverisë, as i kuvendit e as i presidentit të Malit të Zi.
Pas kësaj deklarate skandaloze të Abazoviqit, reaguan me të drejtë edhe organizatori i shënimit të 27-vjetorit të gjenocidit serb në Potoçarima, edhe nënat boshnjake, duke i treguar kryemiistrit të qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq se në Srebrenicë kryen gjenocidin serb Forcat barbarike ushtarake serbe të “Srpska republika” me gjeneralin komandues në krye Ratko Maladiq ku kanë masakruar “8 mijë e 343”dejmë dhe burra myslimanë boshnjakë në Srebrenicë, vetëm pse ishin myslimanë e jo serbë. Ky racizëm-fashistoid antinjerëzor dhe anticivilizues, i kryer mbi bazën religjioze dhe etnike përbën krim të gjenocidit sipas “ Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin dhe për Dënimin e Krimeve të Gjenocidit, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 9 dhjetor 1948”. (Neni 2)
Pas Apelit të opinionit publik, të bërë përmes rrjeteve sociale, kryeministri Dritan Abazoviq u kërkoi ndjesë nënave boshnjake të viktimave të gjencidit serb në Srebrencië !
Kryeministrin Dritan Abazoviq e thirrën që të kërkonte falje për shkak të mohimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve boshnjakë në kundërshtim me përkufizimin e Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin dhe për Dënimin e Krimeve të Gjenocidit (9 dhjetor 1948/AP/KB), ku ndër të tjera thuhet: “Synimi për të shkatërruar plotësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar si i tillë" "(Neni 2).
Ndër qindra reagues të tjerë në rrjetet sociale (individë, organizata, shoqata, parti politike, institucione shteterore e shoqërore… etj.) në Mal të Zi dhe, në gjithë rajonin ballkanik, u dëgjua edhe thirrja e Nënave boshnjake, drejtuar kryeministrit Dritan Abazoviq, që t’u kërkonte ndjesë të të gjitha viktimave për shkak të relativizimit të gjenocidit serb ndaj myslimanëve boshnjakë.-“Fëmijët tanë vetëm pse ishin boshnjakë u vranë nga ushtria e organizuar serbe e Ratko Maldiqit”.
Dhe, pas një thirrjeje të tillë të Nënave boshnjake, pa vonuar, kryeministri Dritan Abazoviq veproi arsyeshëm, që përmes “Twiterit” u kërkoi falje Nënave të viktimave të Srebrenicës, duke iu drejtuar me këto fjalë apologjike :"Oprostite majke Srebrenice na nejasno izrečenoj misli. Poznato je da svako djelo zavisi od svog cilja. Moj cilj je mir. Genocid počinjen nad Bošnjacima u Srebrenici da se nikad nikome ne ponovi".(https://www.danas.rs/svet/region/abazovic-se-izvinio-majkama-srebrenice-nejasno-izrecena-misao/ ).
(B) Kryeministri Abazoviq nuk do të duhej të involvohej në problemin politik mes shtetit malazez dhe KOS-it
(2) Pra, sa më sipër , duke qenë se aleatët partiakë serbë së bashku me KOS-in, kryeministrin Dritan Abazoviq e detyruan që të lidhë “Kontratë bazë mes qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe( të cilën e miratoi qeveria e Abazoviiqt më 8 korrik 2022), ky ishte gabim fatal politik, sepse naivisht u ndërthur në kontestin disavjeçar të shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe. para se të merrte një hap të tillë, Abazoviq, do të duhej konsultuar me presidentin e tij, Milo Gjukanoviq, i cili më së shumëti ka njohuri se çfarë po kërkon dhe, çka po synon me vite të tëra Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, -rusifikimin, serbizimin apo vesternizimin e shtetit të pavarur dhe sovran malazez.
-Fundja, çfarë “pakti politik” iu desh kryeministrit Dritan Abazoviq me KOS-in, kur ky nuk është kurrfarë subjekti politik, por një bashkësi fetare, që historikisht ka dëshmuar përzierjen e saj në politikë dhe në çështjet e ndieshme shtetërore (policia, sigurimi, paramilitarizmi dhe militarizmi, konvertimi i dhunshëm i shqiptarëve të Kosovës, si dhe vrasja dhe shpërngulja nga shtëpitë dhe nga trojet e tyre autoktone). (Shih: "Srbija i Albanci, 1878-1914, kniga prva, Llubljana, 1989).
Derisa presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me qeverinë dhe me parlamentin malazez deri tash nuk kanë pranuar, që të lidhin “Kontratë bazë” politike me KOS-in, atëherë, Dritan Abazoviq , do të duhej të ishte në të njëjtën vijë politike me presidentin e tij, Milo Gjukanoviq, jo të mundohet të tregohej më i mençur , më patriot, më demokrat dhe më paqësor sesa presidenti Milo Gjukanoviq. Me një fjalë, duke qenë se Dritan Abazoviq nuk e njeh historinë dhe politikën e derisotme retrograde të Kishës Ortodokse Serbe në Ballkan, parapëlqehet që të mos përzihet në problemet e saj, që ajo ka me shtetin e Malit të Zi. Thjesht, (pavarësisht se çka thotë Kushtetuta dhe ligjet e Malit të Zi), nuk është Dritan Abazoviqi ai që mund t’ia plotësojë kërkesat dhe dëshirat e KOS-it, e për më tepër ta pajtojë KOS-in me shtetin e Malit të Zi, por, ai është presidenti Milo Gjukanoviq me PSD-në dhe me parlamentin e tij.
Çka thotë “ Kontrata bazë” ?
“Kontrata bazë e KOS-it(Temeljni ugovor), e lidhur me Qeverinë e kryemnistrit Dritan Abazoviq, e miratur në Podogoricë, më 8 korrik 2022, parashikon, si vijon:
“ 1. Ndarjen e Kishës Ortodokse Serbe (KOS) nga shteti i Malit të ZI;
2. KOS-it i njihet e drejta e subjektivitetit juridik dhe kontinuiteti që nga viti 1219;
3. Shteti i Malit të Zi i garanton KOS-it, që në objektet e saj organet shtetërore nuk mund të marrin masa të sigurisë pa lejen paraprake të organeve kompetente kishtare;
4. KOS-it i jepen autorizime juridike publike;
5. Shteti i garanton KOS-it mos cenimin e pronësisë dhe, detyrohet që pasurinë e paluajtshme të paregjistruar, ta regjistrojë në pronësinë e dioqezave të KOS-it në Mal të Zi;
6. Të krijohet mundësia për futjen e lëndës fetare në institucionet arsimore publike.” (Shih në :https://www.slobodnaevropa.org/a/crna-gora-temeljni-ugovor-tekst-spc/31934243.html )
Sipas këtij burimi mediatik (www.slobodnaevropa.org) , miratimin e kësaj “Kontrate bazë” nga ana e qeverisë Abazoviq , i pari e ka kundërshtuar nënkryetari i kësaj Qeverie, Rashko Konjeviq, duke theksuar se “me këtë Kontratë bazë, qeveria e Dritan Abazoviqit, do të humbas shumicën parlamentare, e cila deri tani e ka përkrahur atë, sepse është në kundërshtim me ligjet dhe me Kushtetutën e Malit të Zi. Prandaj, iu vë në dijeni se qeveria ka humbur legjitimitetin e saj, dhe, pas konsultimeve, Kuvendit, do të shtrohet kërkesa për shkurtimin e mandatit të saj, përkatësisht për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.
Duke qenë se “Kontrata bazë” më shumë ka karakter politik sesa fetar. Ndaj, kryeministri Abazoviq nuk do të duhej invlovuar në këtë problem politik, sepse nuk ka njohuri të mjaftueshme lidhur me krijimin e këtij problemi politik mes shtetit dhe kishës serbe në Mal të Zi.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".