![](/uploads/kosova-sot/images/2022/July/21/200x200_-640-0-6228bfbd63efa1658381678.jpg)
Lexoni edhe:
Aventura e çmendur e kryeministrit Rama për Open Ballkan,faktorizim i Serbisë dhe defaktorizim i shqiptarëve
Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi
Pas dhënies së statusit kandidat për anëtarësim në BE Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, mund të ngjalle një shpresë që më në fund edhe Kosovës do t'i liberalizohen vizat. Por edhe kjo nuk jep ndonjë garanci.
- Nuk është problemi tek 5 shtetet që akoma nuk na ka njohur, por problemi është Franca. Greqia, Spanja dhe Rumania janë shprehur pro liberalizimit te vizave për Kosovën, pavarësisht që nuk na kanë njohur si shtet. Duhet të bëhet takim i nivelit të lartë me zyrtarët e Francës, respektivisht në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit Macron.
Në anën tjetër Gjermania si shteti më i madh dhe më i fuqishëm brenda BE-së mundë të ndikoj tek Franca. Prandaj duhet lobim dhe takime me ata që i ceka, dhe lobimi mos të ngelet me statuse Facebooku. Në të kundërtën kjo çështje mund të zvarritet edhe për një kohë shumë të gjatë. Duhet këmbëngulje dhe insistim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".