Lexoni edhe:
Për krimet dhe gjenocidin serb të luftës në Kosovë nuk guxon të ketë kompromis dhe amnisti në dialog për marrëveshjen finale
Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni
Të gjitha shoqëritë-shtetet që kanë filluar ta reformojnë shtetin e së drejtës,veprimet e para i kanë ndërmarrë ndaj prokurorëve. Në disa shtete të regjionit ish kryeprokurorët janë në burg apo janë larguar për mos punë,krim dhe korrupsion ( Maqedonia e Veriut,Mali i Zi,Kroaci dhe) .
-Diferencën në mes të shtetit demokratik dhe ati mafioz e bënë prokurori. Kosova duhet të ndjek rrugëtimin e shteteve demokratike,të fillon nga pastrimi i sistemit të drejtësisë. U deshtë që të shkrepet vetëm një shkrëndi dhe të ndizet zjarri. Një prokuror i Prokurorisë Speciale,një prokuror të cilit i kanë munguar rezultatet por nuk i munguan skandalet.
U deshtë vetëm një fillim për një rast disiplinor dhe të shpërfaqet e gjithë situata në Sistemin prokurorial. Refuzimi i Vettingut,refuzimi i punës, refuzimi i të gjitha angazhimeve drejt shtetit ligjor. I refuzuan të gjitha përveç pagave dhe privilegjeve tjera. Rasti i ish prokurorit të speciales do të " harrohet" si për nga gjuha dhe arroganca vetëm atëherë kur të fillohet me veprimet tjera. Si do të reagojnë prokurorët dhe gjyqtarët kur do të hetohen rastet e përfshirjes së tyre në krim dhe korrupsion. Qeveria dhe Kuvendi duhet të nxitojnë në veprimet e tyre, brenda kompetencave ligjore. Sa më herët aq më mirë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".