Lexoni edhe:
Zgjidhja e nyjës së dialogut me Serbinë, një asociacion të komunave me shumice shqiptare në Serbi
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Është pikërisht frika e ish-pushtetarëve,për dikën me dekada në pushtet, që janë pasuruar e korruptuar, duke krijuar pasuri milionëshe e miliardësh që nuk mundën për ta mbrojtur dhe arsyetuar, shkaku vetëm pse kanë vendosur të mos bashkëpunojnë në komision por janë pozicionuar për ta bojkotuar dhe sado kudo për të blerë kohë dhe prolonguar.
Pozita dhe opozita janë grupe deputetësh që i kanë zgjedhur qytetarët për ta qeverisur këtë vend në këtë mandat, por e vërteta e tanishme është se pozita i ka fituar votat për një mandat të plotë që duhet të zgjatë katër vite, duke funksionuar stabil e me shumicë absolute të votave. Prandaj ky fakt po e mundon shumë dhe po krijon atmosferë mos durimi për opozitën. Opozita po sillet shumë ashpër, po tregohet e frikshme dhe e pa durueshme sepse kjo qeveri në pushtet që është tani, po sillet ashtu sikur që i ka dhënë premtimet e saja para elektoratit, se do ta ketë në prioritet për ta luftuar krimin e organizuar dhe krimet tjera në përgjithësi në këtë mandat, përmes ligjeve që po priten të miratohen.
Nuk është pra rastësi pse kjo qeveri e ka vendosur top prioritet ligjin e Vettingut, dhe Ligjin mbi konfiskimin e pasurive të pajustifikuara, dhe po kërkohet zbatimi i ligjeve në fuçi që janë, prandaj disa nga opozitaret qe një kohë të gjatë ishin në pushtet dhe e qeverisën këtë vend në mënyrën sikur që ditën ta qeverisin, dhe e sollën këtë vend në këtë situatë të mjerueshme, që të rinjve iu ka humbur shpresa me jetua këtu ne Kosovë, dhe ditë e përditë po migrojnë në shtete të ndryshme për një perspektivë më të mirë dhe ekzistencë, prandaj Kosova me të madhe po zbrazet. Përpjekjes për ta reformuar sistemin e drejtësisë dhe për ta pastruar atë nga krimi i organizuar, tani po i shpallë luftë të ashpër opozita e bashkuar pa maska. Opozitarëve nuk ju shkon për shtati një sistem i drejtësisë i reformuar dhe instalimi i llogaridhënies para ligjit për të gjithë prandaj nuk pajtohen me nismën e Qeverisë për për ta pastruar sistemin nga strukturat e parapolitikës së SHIK-ut dhe nëntoka kriminale që e kanë kapur thellësisht drejtësinë e Kosovës për dy dekadat e kaluara, duke i mbrojtur të gjithë të korruptuarit dhe të pasuruarit në kurriz të qytetarëve e me shpërdorim të buxhetit të shtetit.
Se opozita do të barrikadohet edhe në fillim të vjeshtës kundër reformave në drejtësi, më së miri po e dëshmon bojkotimi i pjesëmarrjes në grupin punues për Shqyrtimin e Projektligjit për Byronë e Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili e ka kaluar leximin e parë në Kuvend dhe është në procedurë për finalizim dhe miratim në lexim të dytë. Komisioni për Legjislacion në mbledhjen e fundit para përfundimit të sesionit pranveror, e ka themeluar grupin punues për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme por opozita e ka bojkotuar pjesëmarrjen për ta dhënë kontributin në këtë grup. Opozitarët kanë qenë kategorik që Projektligji t’i kthehej Qeverisë për rishkrim nga fillimi. Kërkesa e opozitës është cilësuar hileqare nga deputetët e koalicionit dhe nga Qeveria, me qëllim të vetëm që të shpenzohet kohe kotë dhe të vonohet miratimi i ligjit dhe pamundësohet themelimi Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Për versionin e Projektligjit të miratuar në lexim të parë, vërejtje kanë pasur të dyja blloqet politike, pozita dhe opozita, por Ministria e drejtësisë është zotuar dhe ka premtuar se gjatë fazës së punës në grupin punues deri në lexim të dytë, do të punohet me kujdes dhe vetëm sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, mendimin e të cilit e ka kërkuar opozita dhe vetë kryetari Kuvendit Glauk Konjufca.
Tani më është obligim i Kuvendit, grupit punues të themeluar nga Komisioni legjislativ që Rekomandimet e Komisionit të Venecias të adresohen një për një, me ç’rast obligohet edhe Ministria e Drejtësisë të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve e finalizimit të ligjit në mënyrë që ai të jetë me standard të BE-së, i zbatueshëm në mënyrë që Kosova të jetë shembull se si funksionon një mekanizëm i konfiskimit civil dhe se si pasuria që nuk mund të justifikohet, i kthehet shtetit. Është pikërisht frika e ish pushtetarëve, për dikën me dekada në pushtet, që janë pasuruar e korruptuar, duke krijuar pasuri milionëshe e miliardësh që nuk mundën për ta mbrojtur dhe arsyetuar, shkaku vetëm pse kanë vendosur të mos bashkëpunojnë në komision por janë pozicionuar për ta bojkotuar dhe sado kudo për të blerë kohë dhe prolonguar.
Nëse kjo qeveri ju përmbahet premtimeve që ua ka dhënë elektoratit para zgjedhjeve, dhe e lufton krimin në përgjithësi në mënyrë ligjore, pavarësisht aktorëve për të cilët bëhet fjale si shkelës të ligjeve për tu pasurua, sikur që ia kanë arritur qëllimit, kjo qeveri do të mbahet në mend për të mirë dhe elektorati prapë ka për të ja besuar votën në zgjedhjet e ardhshme. Me veprimet në funksion të sundimit të ligjit shtetit të Kosovës do ti kthehet reputacioni pozitiv ndërkombëtar, dhe shumë shpejtë Kosova do të gjendet edhe në mesin e shteteve anëtare të BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".