Lexoni edhe:
Shqiptarët në Luginë maltretohen në forma të ndryshme pa ndërpre, jetojnë nën terrorin e dhunës serbe
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Që të kemi sisteme më vlera të mirëfillta, duhet të kemi krejt rregulla tjera, dijeni, drejtësi, moralitet, mirësi. Sigurisht se kjo kategori njerëzore e duan pa hile atdheun dhe kombin e vet. Shumë thjeshtë është të jesh egoist, primitiv, i pa skurpulltë, shkurt njeri retrograd. Kjo natyrisht së tingëllon paradoksale, por është shumë e vërtetë së në Kosovë kemi një gjendje të tillë, ku po dominojnë antivlerat, sidomos në arsim! Popullit i janë bërë ndërskamca shumë të këqija për gjatë këtyre viteve.
-Të lihen njerëzit tanë të vuajnë , kësaj i thonë pafytyrësi e llojit të vet! A ka kuptim që në shekullin 21 njeriu i ndershëm i Kosovës, të mundohet në mënyrë titanike për ta siguruar bukën e gojës , e mos t ë flasim për gjerat tjera ekzistenciale ?! Pushteti i ri nuk guxon të largohet nga realizimi i interesave të popullit, për çka edhe e kanë marrë besimin. Kur po afrohet muaj shtator, kur edhe fillon procesi mësimor, shumë prindër nuk i kanë kushtet që fëmijët e tyre të shkollohen.
Madje, ka njerëz të cilët rrëfejnë së janë duke jetuar shumë keq, dhe as që i kanë mundësitë që fëmijëve të tyre, tua plotësojnë kushtet më elementare të shkollimit. Këto I dinë mirë edhe njerëzit në krye të SBASHK-ut, të cilët në vend që të interesohen për mirëvajtjen e procesit mësimor, po kërkojnë rritje të pagave?Por, shihet së sindikata e arsimit e ka humbur rrugën në oborr, duke u instrumentalizuar këtë institucion në politikë. Pagat duhet të meritohen, a pastaj të kërkohet rritje të saj. Po prodhojmë analfabet potencialë që shumë vite.
Ka mjaftë apo janë një shumicë të cilët po i mbarojnë shkollimet e mesme ,dhe nuk e dinë as tabelën e shumëzimit dhe as ti bëjnë dy radhë bashkë!Mos të flasim për më tutje. Edhe ju zotëri të nderuar të SBASHK-ut, ju keni zënë vend të gabuar!Lëshoni rrugë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".