Prokuroria Speciale ta heton Shpend Ahmetin edhe grupin e tij për përfitimet zhvatëse edhe nga tenderët e 'Prishtina Parking'-ut!

Prokuroria Speciale ta heton Shpend Ahmetin edhe grupin e tij për përfitimet zhvatëse edhe nga tenderët e 'Prishtina Parking'-ut!

Gani Qarri

  • 23 August 2022 - 15:58

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Prishtina Parkingu është ideuar e projektuar gjatë kohës së Shpend Ahmetit dhe mentorit të krimit të organizuar Dardan Sejdiut , me ç`rast ishte përcaktuar edhe mënyra afatgjate e funksionimit dhe menaxhimit, që lë shume për të dyshuar se është dizajnuar për të përfituar materialisht një grup njerëzish nga nëntoka e krimit, të lidhur ngushtë me ish-kryetarin dhe vartësit e tij.

 

Afera me ndërmarrjen e re komunale Prishtina Parking, pas aventurës me ndërmarrjen Publike Banesore, është edhe një skandal tjetër i ri që ka trashëguar udhëheqja aktuale e Prishtinës, nga ish-qeverisja e korruptuar dhe e tej kriminalizuar e Shpend Ahmetit dhe grupit te tij kriminal për dy mandate, që duhet të hetohet dhe kallëzohet penalisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila gjer metani vetëm ka heshtur apo ka bërë edhe avokatinë ndaj ish grupit të ish-qeverisjes komunale të kryeqytetit për mese 8 vite në pushtet!  Kështu që “Prishtina Parking” është bërë temë debati edhe në asamblenë komunale të Prishtinës, mes pozitës dhe opozitës, pikërisht lidhur me një ish-tender prej 750 mijë eurosh që po e trazon të gjithë komunën e më gjerë edhe tani. Nga ndërmarrja “Prishtina Parking” kontrata për menaxhimin e parkingjeve publike, megjithëse ngjalli reagimin e ashpër të opozitës dhe të vet pozitës në Prishtinë, thonë se gjoja është e bazuar në ligj, madje kontrata e vlershme prej 750 mijë eurove të cilën “Prishtina Parking” e kishte lidhur me kompaninë INT Class Marketing, ndërmarrja publike e arsyeton me atë se kompania fituese paska pasur ekskluzivitet në shërbimet e kërkuara, pasi që sipas “Prishtina Parking” kompania INT Class Marketing ka instaluar sistemin softuerik të ndërmarrjes, dhe kësisoj ka ardhë deri te kontrata me kompaninë e lartcekur, për menaxhimin e parkingjeve publike?!!!  Ky është edhe një element shtesë, për dyshim të bazuar që duhet përdorë nga Prokuroria speciale e Kosovës për ta hetuar këtë lidhje të fortë interesi kriminal të instaluar në mandatin 8 vjeçar të Shpend Ahmetit dhe klanit të tij, që përmes kësaj kompanie ta krijojë edhe bazën afatgjate për të zhvatur dhe përfituar, duke e shfrytëzuar ndërmarrjen private "Prishtina Parking" si një ndërmarrje gati të privatizuar, për llogari të tyre, pasi që edhe sipas kritereve të tenderit, për shfrytëzim trevjeçar, ishte planifikuar shuma e përfitimeve prej 250 mijë euro në vit. Për shkak se Autoriteti Kontraktues është në marrëdhënie kontraktuale me Operatorin Ekonomik INT CLASS MARKETING i cili ka kontratë për shërbime lidhur me softuerin për N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A “N.P.L “Prishtina Parking” SH.A. ka iniciuar këtë procedurë duke u bazuar në ligjin e Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës në Nenin 35.2.1 (ii), kontratë e planifikuar për tre vite, me shumë të përfitimeve prej 250 mijë euro në vit. 

Të paktën kështu thuhet në një përgjigje të “Prishtina Parking” pas shpërthimit të skandalit në media dhe debatit të zhvilluar në asamblenë komunale, shkak që krye asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Asamblenë e Prishtinës, Gëzim Svecla, ka ngritur dyshime për ligjshmërinë e tenderit 750 mijë eurosh të “Prishtina Parking”, i cili ka thënë se kompetencat e shërbimeve që ka kontraktuar ndërmarrja me këtë tender, janë kompetenca që i takojnë ekskluzivisht Policisë së Kosovës dhe jo një kompanie private që përfiton në emër të atyre shërbimeve.  “Kontrata e “Prishtina Parking” me një operator ekonomik, për ofrimin e disa shërbimeve është tërësisht e paligjshme, sepse në kontratë janë përfshi edhe kompetenca të cilat mbeten ekskluzivitet i Policisë së Kosovës, prandaj kjo kontratë duhet anuluar”, ka deklaruar asamblisti.  Se kjo Ndërmarrje Lokale Publike, e themeluar për përfitime te paligjshme në mandatin e ish kryetarit Shpend Ahmeti, në fund të mandatit të tij të dytë, lë për të dyshuar se ka pasur për qëllim përfitimet e tij afatgjata personale, flet edhe fakti që në maj të këtij viti, ishte anuluar një tender i vlefshëm 1.5 milionë euro, i dhënë nga “Prishtina Parking”, pasi në media ishin zbuluar prapaskenat e procesit korruptiv!  Sipas njoftimit të ndërmarrjes në platformën e-prokurimit, tenderi i vlefshëm 1.5 milion euro të cilin e kishte fituar kompania e sigurimeve “Besa Security”, ishte anuluar për mungesën e një dokumenti dhe projekti në fjalë, që do të bënte edhe identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës, aty ku në fakt ishte i nevojshëm lehtësimi dhe jo komplikimi i lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi. Për aq më tepër është raportuar se për këtë skandal kryetari aktual i Prishtinës fare nuk është lajmëruar as nuk ka qenë paraprakisht në dijeni, për procedurat e prokurimit të tenderit 1.5 milion eurosh të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, i cili parasheh implementimin e projektit të vendosjes së kamerave digjitale në trafik.  Kështu që edhe vetë kryetari aktual, Rama ishte ndarë i befasuar për formën, qëllimin dhe mënyrën e dhënies së tenderit, rast që bëhet fjalë për një tender një burimor, vlera e të cilit është 1.5 milion euro, për çka raportohet se kreu i Komunës është në pritje të sqarimeve për këtë tender nga përfaqësuesit e Ndërmarrjes Lokale Publike “Prishtina Parking". E për rrjedhojë, të gjitha këto të gjetura, janë mese të mjaftueshme për ta iniciuar një hetim gjithëpërfshirës kundër Shpend  Ahmetit dhe veprimeve dhe keqpërdorimeve të tij, se si e ka themeluar qëllimisht dhe dizajnuar këtë Ndërmarrje Publike Lokale për përfitime afatgjate puro korruptive e kriminale.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".