Pa rolin e fuqishëm të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme

Pa rolin e fuqishëm të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme
Pa rolin e fuqishëm të SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka zgjidhje të qëndrueshme

Blerim Burjani

  • 24 August 2022 - 23:47

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Serbia është duke u thirrur në një të drejtë historike, duke e devijuar historinë e shpikur nga vetë ata, një histori fiktive dhe e besueshme vetëm për ata , për serbët. Deri më tash Serbia po mbetet peng i vazhdueshëm i ndjenjave politik të shpikura dhe të shpifura, shtet që ka ndërtuar historinë e saj në saje të miteve dhe humbjeve të pësuara.

-Roli i SHBA duhet t jetë rol kryesor dhe prijatar për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe marrëveshje të obligueshme e zbatueshme , e cila do të del si finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po lehtësohet tash për tash dhe mundësohet nga BE-ja . Sidoqoftë BE –ja me këtë logjikë të funksionimit të saj asnjëherë nuk do të arrij të gjej ndonjë zgjidhje. Me këtë qasje të BE-së , palët asnjëherë nuk do të mundë të përafrohen, prandaj edhe gjasat janë të mos pajtohen me ndonjë zgjidhje të propozuar dhe ofruar. Problemi kryesor këtu qëndron sidomos tek Serbia, e cila do një status-quo shekullore dhe pa zgjidhje përfundimtare, asaj nuk i konvenon zgjidhje e përhershme për shkak të politikes nacionaliste e fetare që po e bënë, apo edhe për shkak edhe të hegjemonisë së madhe që e posedon si shtet me më shumë forcë dhe ndikim. Serbia është duke u thirrur në një të drejtë historike, duke e devijuar historinë e shpikur nga vetë ata, një histori fiktive dhe e besueshme vetëm për ata , për serbët. Deri më tash Serbia po mbetet peng i vazhdueshëm i ndjenjave politik të shpikura dhe të shpifura, shtet që ka ndërtuar historinë e saj në saje të miteve dhe humbjeve të pësuara. Serbisë nuk i konvenon një zgjidh e përhershme me Kosovën dhe mbi të gjitha nuk ka kush as ti bëjë presion për ta arritur atë. Duhet ndoshta len mënjan marrëveshjet e copëzuar dhe duhet të bisedohet vetëm për zgjidhje gjithëpërfshirëse e jo të humbet kohë me konkluzione apo marrëveshje të copëzuara. Kur jemi te çështja e asociacionit ajo po mbetet tema më gative kundër Kosovës. Kjo duhet të zgjidhet me reciprocitet , me komunat shqiptare në Luginë. Pra nga reciprociteti për asociacionin, atë çfarë e fiton Serbia për serbët në Kosovë, duhet ta fitoj edhe Kosova për shqiptarët në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".