Lexoni edhe:
Kosova e ka të pamundur për ti ndaluar së vepruari shërbimet sekrete aleatë të UDB-së e BIA-së serbe në veriun e tensionuar
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj
Ky do të jetë dënimi më i rëndë, dënim që nuk do të shlyhet sa të jetë toka e qielli. Pra, do të përfundojnë si të pafytyrë, të pandershëm dhe do ikin nga kjo bot si grup banditësh e hajnash që as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin. Sepse arrestimi i kësaj bande është hallkë zinxhirore që nuk e ka fundin se Shpend zeza nuk është vetën, por shumë kompani dhe farefis i kapur gisht për gisht në këtë valle hajdutësh.
-Unë personalisht kam mendim tim tjetër edhe pse heshtë tani për tani gjyqësia, për këtë grumbull skandalesh nga mafio-oligarkët e bandës së nëntokës kriminale të Shpend Ahmtit dhe të gjitha atyre hajnave që i ka pasur rrotull që kanë bërë hata në Prishtinë dhe gjithandej, kjo bandë hajdutësh nuk bëjnë gjumë rehat dhe se është afruar laku në fyt. Më besoni se kjo bandë e rrezikshme e nëntokës është e lidhur me kryebanditët dhe krye hajnat e deridjeshëm do të shohim së shpejti prapa grilave.
Jo vetëm gjyqësia, prokuroria, hetuesia kanë presion që të zbulohen të gjithë ata hajdut që e vodhën shtetin deri në palcë pa pikë mëshire dhe siguruan pasuri jo më pak se dhjetë breza do kapen se këtu ka ndikim edhe presioni i popullit që tashmë po i di dhe po e drejtojnë gishtin se kush janë krye hajnat, krye mafiozët e nëntokës kriminale, krye oligarkët të lidhur edhe me kanalet e nëntokës serbiane.
Shpend zeza i di këto gjëra dhe nuk është duke e zënë vendi vend, ndaj po mundohet kinse të bëj diçka me heshtje. Jo, këtyre tashmë është përgatitur edhe shtrati i burgut, sepse ky krim i organizuar nuk i ka rrënjët nga dje, por, jo më pak se tetë vite që e bënë Prishtinën katrahurë dhe kjo bandë hajnash nuk e kanë menduar fare se do vije një ditë që do përgjigjen dhe dënimi nga gjyqësia nuk do të jetë asgjë qoftë edhe 20 vjet burg, por sa të jetë toka e qielli nuk do të hiqet njolla hajdutësh kur t´i konfiskohet pasuria.
Ky do të jetë dënimi më i rëndë, dënim që nuk do të shlyhet sa të jetë toka e qielli. Pra, do të përfundojnë si të pafytyrë, të pandershëm dhe do ikin nga kjo bot si grup banditësh e hajnash që as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin. Sepse arrestimi i kësaj bande është hallkë zinxhirore që nuk e ka fundin se Shpend zeza nuk është vetën, por shumë kompani dhe farefis i kapur gisht për gisht në këtë valle hajdutësh.
Pra, mendimi im është se kjo bandë kriminale e nëntokës të udhëhequr nga shumë kryebanditë, krye oligarkë nuk do i shpëtojnë as dorës së drejtësisë dhe as dorës së popullit, se nuk janë pak tetë vite veprimtari hajdutësh dhe mafio-kriminale. Ditët i kanë të numëruara, fitili është ndezur vetëm pritet zhurma që do të dëgjohej dhe do të dridhej jo vetëm Prishtina, por edhe jashtë kufijve, kur them jashtë kufijve e di edhe Shpend jahti për kë e kam fjalën, atje ku u kap me pelë për dore në mes të detit të "CRNA GORES", atje ku kishte bërë dyzen ahengu me bandën serbiane që shpërndanin në sofrat e shqiptarëve krunde derrash për t´i helmuar, që të mos shtohen shqiptarët, dhe këta vetëm për interesa të tyre të pasurohen jashtëligjshëm duke harruar se do vije dita që do t´i mbetet gjithçka në fyt.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".