Kërcënimet për luftë në Ballkan po vijnë nga politika kriminale dhe logjika mesjetare e Kishës Ortodokse Serbe

Kërcënimet për luftë në Ballkan po vijnë  nga politika kriminale dhe logjika mesjetare e Kishës Ortodokse Serbe
Kërcënimet për luftë në Ballkan po vijnë  nga politika kriminale dhe logjika mesjetare e Kishës Ortodokse Serbe

Skender Mulliqi

  • 25 August 2022 - 20:57

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Qëndrimet agresive dhe provokative  të kishës  ndaj shqiptarëve,  janë duke i vu në funksion  strukturat kriminale  për aneksimin e veriut të Mitrovicës. Pastaj,gjithnjë e më shumë po jemi dëshmitarë të ndikimit rus në veri të vendi ,  që e vetëton edhe  incidenti në Shqipëri, ku kriminelët rus plagosën dy shqiptarë. Kjo nuk guxon  të na përsëritet. Veprimet e tilla ruso-serbe , janë duke na treguar qartazi  qëllimet e tyre  politike  , më mundësi të eskalimit  të gjendjes edhe më luftë.

-Që shumë kohë veriun e Kosovës, strukturat paralele kriminale serbe më incidente të ndryshme  nuk e kanë lënë të qetë. Shtrohet pyetja logjike. A ka mundësi që të ndalohen veprimet e tilla destabilizuese , që qytetareve në këtë pjesë të vendit tu mundësohet të jetojnë të lirë dhe pa frikë? Qeveria e re ka filluar tashmë lëvizjet e dukshme në këtë drejtim , të cilat lëvizje stabilizuese nuk i kishim për shumë vite. Strukturat paralele serbe duhet të zhbëhen, së ato janë mish i huaj në trupin e Kosovës. Kjo është e para.

E dyti element kyç destabilizues pos regjimit  kriminal të Vuçiqit , është Kisha Ortodokse Serbe Ajo moti e ka lënë rrugën e predikimit fetar. Kjo organizatë famëkeqe ,  radikale e shoviniste , po vepron  edhe tash në Kosovë ,dhe në Mal të Zi. Fjalimet , komunikimet, jo toleranca fetare, apetitet pushtuese ndaj tokave të huaja , po vijnë  nga logjika mesjetare e Kishës Ortodokse Serbe. Qëndrimet agresive dhe provokative  të kishës  ndaj shqiptarëve,  janë duke i vu në funksion  strukturat kriminale  për aneksimin e veriut të Mitrovicës. Pastaj,gjithnjë e më shumë po jemi dëshmitarë të ndikimit rus në veri të vendi ,  që e vetëton edhe  incidenti në Shqipëri, ku kriminelët rus plagosën dy shqiptarë.

Kjo nuk guxon  të na përsëritet. Veprimet e tilla ruso-serbe , janë duke na treguar qartazi  qëllimet e tyre  politike  , më mundësi të eskalimit të gjendjes edhe më luftë. Shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, ishte dashur të kanë një koordinim të madh ,që ti ruajnë interesat shtetërore dhe nacionale , nga çdo aventurë e mundshme të tyre. A thua ka filluar Edi Rama të mbushet mend?Heshtja e tij për ngjarjet e fundit flasin së ai  ende po jeton më ëndrrën  e tij për Ballkan të Hapur. Rusia është duke i përdorur kërcënimet hibride për luftë në Ballkan. Kosova nuk është anëtare e NATO-së ,si Shqipëria dhe Mali i Zi, por ka KFOR-n si roje të kufirit.

NATO ishte dashur të përmbysë çdo plan  të luftës hibride në rajonin e Ballkanit. Ajo më gjasë duhet sërish të tregon forcën në Ballkan , së kemi të bëjmë më dy  shtete , të cilat nuk e njohin gjuhën diplomatike. Rruga për në BE , e shteteve te Ballkanit Perëndimor, është ndaluar për shkak të kësaj krize. Amerika dhe BE-ja ka ardhur koha e fundit të sanksionojnë ashpër Serbinë në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ata të cilët kërkojnë dhunë , dhunshëm  edhe duhet stopohen në synimet  luftë nxitëse. Çdo provokim i serbëve në veri të planifikuara nga Beogradi zyrtar, duhet të zmbrapsen pa pardon nga organet tona të shtetit dhe nga KFOR-i , i cili po e shton gjendjen e gatishmërisë. Kosova dhe shtetet tjera të rajonit vëmendshëm duhet të ndjekin gjendjen dhe  aktivitetet  e përbashkëta ruso-serbe. Lufta në Ukrainë ka provokuar situatën në  disa vende të botës, e më së shumti rajonin e Ballkanit.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".