Lexoni edhe:
Gjashtë muaj të rezistencës, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së Ukrainës
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Në top listën e proceseve gjyqësore të dështuara është edhe afera e listave të manipuluara të veteranëve të luftës e cila po e sfidon seriozisht sistemin e drejtësisë, pavarësisht faktit që përgjegjësit për fryrjen e listave dhe shumëfishimin e numrit të veteranëve të rrejshëm janë zyrtarët dhe figurat e larta të zinxhirit komandues, njerëz të cilët edhe sot, janë aktiv në jetën politike dhe institucionale të vendit, deri në pozitat udhëheqëse të shtetit dhe lider të partive të inkriminuara në vend.
Gjashtë muaj të rezistencës, qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së UkrainësLexoni edhe:
-Mjerisht me të gjitha veprimet dhe vendimet që po ndërmerr gjyqësori në ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në raport me dyshimet për figurat e larta politike, po dëshmohet katërçipërisht se sa thellë është i kapur sistemi i drejtësisë nga mafio-politika dhe bashkëjetesa me krim-politikën që në vazhdimësi po fuqizohet dhe bazat e të cilave, me gjithë kalimin e mbi dy dekadave të pas luftës, nuk po arrin assesi të çrrënjosen dhe pastrohen një herë e mirë. Për aq më tepër, deri më tash edhe me aktakuza të ngritura, asnjë nga figurat e larta politike për korrupsion, nuk është ndëshkuar nga gjyqësori i kapur i Kosovës edhe pse para drejtësisë janë nxjerr kryetar komunash, ish kryetar e ish ministra, deputet, e komandantë lufte, por të gjitha rastet, vetëm sa kanë shëtitur nëpër nivele të ndryshme të gjyqësorit dhe në fund, pothuajse që të gjitha gjykimet, janë sjellë në situatën, që autorët e krimit, të lirohen si të "pa fajshëm", madje edhe duke u pastruar figurat e tyre dhe rikthyer të rehabilituar në politikë!
Çuditërisht kjo ndodhi edhe me aktakuzën e ngritur kundër Pal Lekaj-t, për dyshimet e abuzimit nga pozita e ish kryetarit të Komunës dhe abuzimet nga pozita e ish ministrit të infrastrukturës, epilog komik që përfundoi duke e shpallur edhe këtë të akuzuar, të “pafajshëm” për të gjitha?! Ndaj dhe medoemos lind pyetja e patejkalueshme, se pse u dashka atëherë të zgjasin kaq shumë gjykimet e tilla dhe të sillen lëndët poshtë e lartë, kur për njerëzit me pozita, që para nisjes së gjykimit, përfundimi është i ditur! Krejt kjo krijon bindjen në gjithë opinionin e gjerë të vendit se drejtësia në Kosovë, është duke dështuar qëllimisht, në mënyrë që ta organizojë parapërgatitjen e dështimit edhe për rastin "Toka" ku është i implikuar një nga ish figurat kryesore të UCK-s dhe SHIK-ut, ish deputeti i PDK-së Azem Syla me grupin e tij. Jo vetëm kaq, historiku i dështimeve të panumërta të proceseve gjyqësore të orkestruara e të manipuluara është i gjatë dhe me njolla aq të zeza sa që vështirë se mundë të shlyhen ndonjëherë! Në top listën e proceseve gjyqësore të dështuara është edhe afera e listave të manipuluara të veteranëve të luftës e cila po e sfidon seriozisht sistemin e drejtësisë, pavarësisht faktit që përgjegjësit për fryrjen e listave dhe shumëfishimin e numrit të veteranëve të rrejshëm janë zyrtarët dhe figurat e larta të zinxhirit komandues, njerëz të cilët edhe sot, janë aktiv në jetën politike dhe institucionale të vendit, deri në pozitat udhëheqëse të shtetit dhe lider të partive të inkriminuara në vend.
Po ashtu, megjithëse është folur shumë dhe iniciuar një i ashtuquajtur kuazi-proces gjyqësor edhe për abuzimet me fondet e luftës, sidomos Fondin 3%, përsëri gjithçka ka mbaruar sikur të mos kishte filluar as ekzistuar kurrë, kurse plaçkitësit e djersës dhe kontributit të qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit, qoftë në fonde, qoftë në buxhetin e shtetit, që të gjithë janë amnistuar! Prandaj, krejt këto lojëra gjykatësish, prokurorësh e avokatësh, vërtetojnë katërçipërisht, se pa një Vetting të thellë e të njëmendtë dhe reformë të gjithanshme në krejt sistemin e drejtësisë së kalbur, as që ka shpresë se situata e kapjes së përmasave të tilla të shtetit nga drejtësia e inkriminuar, e cila duket se në vend të ndjekjes, vet po ja bënë avokatinë krimit të organizuar, as që do të mund të pastrohet pa Ligjin Vetting i cili edhe pak ditë, pritet ta nxeh atmosferën politike e parlamentare, që me fillimin e shtatorit, kur siç dihet, Reforma në Drejtësi, duhet të finalizohet brenda këtij viti dhe jo më larg se deri në fund të dhjetorit!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".