Lexoni edhe:
Escobar me porosi të fortë në Beograd: Harrojeni “Kosova është Serbi”
Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi
Sikur edhe ne mos të ishim të korruptuar, s'do të kishim politikanë, gjykatës, prokurorë, mjek, mësues e nëpunës të korruptuar. Politikanët kurrë s'do të kishin guximin të korruptoheshin, por as të tjerët që paguhen me paratë tona.
Escobar me porosi të fortë në Beograd: Harrojeni “Kosova është Serbi”Lexoni edhe:
-Kush flet për korrupsion? Një popull që i jep para mjekut për ta kryer shërbimin sa më shpejt, dhe e lë tjetrin që s'ka para për të pritur vite me radhë?! Një popull që e korrupton mësuesin për t'i falur notën fëmiut të vetë. Një popull që e regjistron fëmijën e vetë me lidhje nepotike ose me lekë në shkollat më të mira, edhe pse fëmiu i vetë është nxënës i dobët!!! Bursa e gjithçka tjetër. Një popullit që i intereson diploma dhe jo dija. Një popull që jep para të majme për t'u punësuar në publik, ose shfrytëzon lidhjet e forta që i ka?!! Sikur edhe ne mos të ishim të korruptuar, s'do të kishim politikanë, gjykatës, prokurorë, mjek, mësues e nëpunës të korruptuar. Politikanët kurrë s'do të kishin guximin të korruptoheshin, por as të tjerët që paguhen me paratë tona. Çdo premtim do e kishin mbajtur. Por ata e dinë që nuk ndodh asgjë sepse janë pjesë e këtij populli, dhe e kanë komoditetin të korruptohen dhe nëse asnjë premtim mos ta mbajnë. Ne e kemi krijuar këtë gjendje për më shumë se dy dekada. Të korruptuar edhe në gjen!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".