Poshtë ka ra politika e Shqiptarëve!...
Ismail Muçiqi
Memli Krasniqi refuzoj takimin me Kryeministrin Kurti!...
Shkruan Gazetari Ismail Muçiqi.
Vaj halli për popullin e Kosovës kush po e udhëheq politikën dhe fatin e Shtetit?!. Lajmi se Memli Krasniqi refuzoj takimin me Kryeministrin e Kosovës përkitazi me rrjedhat e procesit të dialogut me serbinë është edhe një lajmi keq, i pa matur, i papjekur dhe i pa pranueshëm për opinionin e gjerë. Se deri kur do të vazhdoj agonia në të bërit politikë për interesat e popullit dhe shtetit mbetet të shihet. Por mendësia aktuale e liderëve opozitar dhe të strukturave të partive politike të cilët janë pjesë e Parlamentit të Kosovës janë veprime naive të cilat përditë e më shumë po e përqajn skenën politike.
Memli Krasniqi paska kërkuar nga Albin Kurti që ai ti a sjelli Pavarësinë e Kosovës në pijat në kabinetin e partisë së tij. Ky paska harruar, e sigurisht se nuk është qudi se ka marr përgjegjësi partiake për të cilat nuk ka kapacitet ti bart në stazat e gjata. Këtij si duket i ka humbur memoria dhe e ka kapluar harresa e nuk po i kujtohet se partia e tij që nga çlirimi i Kosovës përkatësisht liderët e këtij të fundit ishin në kontunoitet duke e bartur dialogun me serbinë që nga fillimi e deri para dy viteve. Këto opstrukcione të cilat po i përdor kohë pas kohe opozita përkatësisht liderët e partive politike ne raport me dialogun me serbinë dhe për disa qështje tjera madhore janë të papranueshme, të cilat po sjellin konfuzion tek qytetaret dhe defetizëm në opinionin e gjerë.
Serbia në raport ndaj Kosovës i ka bashkuar forcat politike, intelektuale, diplomatike dhe kishtare, duke e përkrahur presidentin e tyre Vuqiq për interesat e serbisë. Janë bashkuar radikal, socialistë, çetnik e rrymat tjera anti civilizuese të cilat janë rreshtuar pas platformës së Aleksander Vuqiqit. Mjerisht ne në Kosovë kemi humbur rrugën dhe arsyen racionale për të ecur përpara. Janë ngritë në këmbë grupet e interesit të mbështjellura me “platforma sindikaliste”, dhe grupet tjera të interesit të cilat burojnë nga byrotë e politikës të partive dhe rrymave tjera të cilat kanë humbur pushtetin dhe privilegjet që nga çlirimi i Kosovës. Kemi harrur të dëgjojmë ndonjë lajm, ngjarje, reportazh, kronikë të karakterit pozitivë e cila i motivon njerëzit për një jetë më të mirë. Mediat Kosovare dhe disa portale famkeqe janë shndërruar në segmentet më përçarëse, duke helmuar opinionin.
Një thënie Biblike “Kuranore” në mënyrë të qartë thotë se “Një popull i cili nuk është i bashkuar, nuk e ndërton rrugën e ardhmërisë për të mirën e vendit dhe njerëzimit ai popull do të jetë i mallkuar nga Zoti deri atëherë kur do të vedisohet”. Si mund të priten ditë më të mira kur inteligjenca, integriteti i intelektualeve përkatësisht i edukatoreve, i punëtoreve të arsimit është degraduar deri në shkallën e Rrahman Jasharit. Askush nuk qanë kokën se si të ndërtohet shteti, si të zhvillohet ekonomia, si të zbutet kriza sociale, si të eliminohet terri për shkak të mungesës të rrymës elektrike, si të parandalohet fenomeni i ikjes së të rinjve nga Kosova. Si të zbutet varfëria e mija e mija familje me asistencë social!.
Por në vend të kësaj Shteti po kërcënohet nga grupet e ndryshme të interesit duke kërkuar nga institucionet legjitime të shtetit që edhe më shumë ta zhvatin buxhetin e shtetit të varfër të porsalindur i cili edhe më tej ka nevojë për infuzion financiarë në stabilitetin e institucioneve. Prandaj nuk jemi të vetëdijshëm, i kemi mbyllur sytë, nuk jemi duke parë se Bota po ndryshon. Rreziqet për Sigurinë Globale janë atakuar, e kjo po troket edhe rreth kufijve tanë të cilët po i kërcënon serbia dhe rusia. Kjo është diagnoza të cilën qdo njeri normal në Kosovë duhet ta mësoj duke i shtruar veti pyetje se ka po shkojmë dhe ku na qon përqarja dhe urrejtja mes nesh. Zoti e shpëtoftë Kosovën prej politikanëve të padijshëm dhe të papërgjegjshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".