Lexoni edhe:
Për një drejtësi efektive dhe të pavarur, një pastrim total gjeneral deri në Gjykatën Kushtetuese
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Raporti më i freskët zyrtar nga Thesari i Shtetit i cili zbulon se institucionet publike kanë shpenzuar për pagesa të vendimeve të plotfuqishme gjyqësore hiq më pak se 20 milionë e 753 mijë euro, është një raport alarmant i cili duhet të merret seriozisht nga Qeveria Kurti, për të intervenuar dhe parandaluar zhvatjen e tillë të koordinuar dhe orkestruar të parasë publike nëpërmes institucioneve të drejtësisë.
-Për fat të keq raporti ka zbuluar se të gjitha komunat e Kosovës, me abuzimin e ligjit apo me orkestrimin e qëllimshëm të situatave që implikojnë penale ligjore, e kanë zhvatur dhe po e zhvatin buxhetin e Kosovës, prandaj krejt kjo po ndodhë nga nëntoka kriminale e cila është instaluar nëpër vendet kyçe e të cilat janë kryesisht pozitat e larta zyrtare në Qeveri dhe Komuna.
Gjyqësori në fakt ka qenë institucioni i parë ligjzbatues tek i cili adresohen këto raste por fatkeqësisht edhe gjyqësori është kapur nga kriminelët, o nënshtruar dhe ndikuar për dallaveret e tyre kriminale.Kjo gjendje e trashëguar nga mandati i kaluar nuk duhet të tolerohet, prandaj do të ishte me interes dhe tepër urgjente qëMinistria e Drejtësisë ta nxjerr një udhëzim ku kërkohet hulumtimi dhe hetimi i të gjithë zyrtarëve politik dhe tëpunësuarve në shërbimin civil, që njëherë e përgjithmonë të pastrohen këto institucione nga krimi i organizuar.
Ky hulumtim dhe hetim duhet tëpërfshirë edhe vërtetimin dhe verifikimin e pasurisë së secilit individ të dyshuar e të implikuar në këto raste të zhvatjes së buxhetit të shtetit përmes vendimeve gjyqësore, ku në fund të kërkohet nga këta persona që“fitimet” e tyre ilegale të transferohen në arkën e shtetit e mos tëju jepet asnjë shans që ato fitimet e tyre të shkojnë tek ndonjë grup mafioz apo ndonjë kriminel, qoftë i lidhur me politikën apo ndonjë lidhje tjetër kriminale e llojit të rrjeteve mafioze ndërkombëtare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".