Politika nuk është “mjeshtri” për ata që e kanë ndotur për dy dekada, edhe ARKËN E SHTETIT e kanë zbrazur në fund
Shefik Shkodra
Shkruan: ANALISTI–Shefik Shkodra
Kur i dëgjon këta të opozitës duke sulmuar Qeverinë dhe kryeministrin, njeriu mendohet, cilat janë ato gabime?! Çfarë është duke ndodhur? Mos jemi ëndërr na disa?!
“ Ndalu o Albin Kurti! Ku po e çon Kosovën...? Ku janë pagat? Ku është energjia elektrike, etj.”
Po, mirë bre, sa herë duhet t'u thuhet se, këto dhe të tjera maskarada, të gjitha kanë qenë dhe janë pjellë që ju i keni shkaktuar qe njëzet vjet. Ju që nuk keni lidhje dhe s'keni as sot ta udhëhiqni vendin, pos ndonjë plaçkitje për vete. Me nepotizëm, ryshfet, mos funksionim të ligjit,etj. Ku e çuat ju Kosovën për kaq kohë? Qytetarët nuk kanë jetë këtu, në vendin e tyre, nga shkaku i juaj. Edhe ju duhet t'u pastrojë një superfuqi, që të mbetet populli i qetë, në liri. E keni lënë vazhdën si krymyllat, nuk po mund ta fshijë Qeveria, kudo ku keni shkelur veç zullum keni bërë. Edhe Arkën e shtetit e keni zbrazur në fund. Leni komplotet! Leni organizimet kundër qeverisë: me veteranë të luftës, me qytetarë tjerë, me Sindikata të Arsimit (shumë ju dhimtë ju arsimi, veteranët e luftës, heh!) Leni destruksionet, nëse vërtet dikush prej jush mendon për atdheun - Kosovën!...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".