Lexoni edhe:
BE-ja me përforcime të reja për dinamizmin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Shkruan: ANALISTI – Blerim Burjani
Kur është fjala për dinamizmin e procesit të dialogut me Serbinë, I dërguari amerikan, Gabriel Escobar , ka ndikuar shumë në këtë drejtim, sidomos herën e fundit, por besoj që deri në fund të vitit, do të propozohet një zgjidhje kalimtare Kosovë –Serbi, pra jo e plotë. Ideja është që me hapa më të shpejtë të shkohet drejt zgjidhjes përfundimtare.
Unë mendoj që tash shumë shpejtë do të diskutohen opsionet e një dokumenti final. Në këtë stad do të hartohen disa elemente bazë si kalimtare, që të ketë një marrëveshje të dakorduar gjithëpërfshirëse deri në fund të këtij viti, edhe pse se është vështirë të arrihet. Pra mendoj se si stad i parë kalimtar duhet të hartohen elementet e një marrëveshje përfundimtare, pastaj hap pas hapi të marrë formën përfundimtare.
BE-ja me përforcime të reja për dinamizmin e dialogut mes Kosovës dhe SerbisëLexoni edhe:
Me ardhjen në Kosovë të emisarit dhe këshilltarëve të tjerë, është përforcuar formati diplomatik për të bërë zgjidhje .Me këtë rast ka filluar apo po fillon një fazë serioze e bashkësisë ndërkombëtare, SHBA dhe BE, madje edhe Sllovenia e k a caktuar një emisar special dhe me këtë po bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Pra ka një dinamikë të re në dialog dhe për këtë tash pritet të shihet edhe rezultati.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".