Lexoni edhe:
Çelësi i derës për integrimin e shpejtë të Kosovës në BE reforma në sistemin e drejtësisë përmes ligjit VETTING
Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi
Kosova kërkohet të mbështetet kryesisht te Uashingtoni. Nga atje kemi qëndrim të qartë. Dialog pa njihje të shtetit nuk duhet të ketë. Qendra e tërë dialogut kërkohet të mbetet njohja reciproke.Askush në Kosovë nuk ka të drejtë të diskutoj me shtetin serb organizimin e brendshëm të shtetit. Kjo është e drejtë e vetë shtetit të Kosovës.
-Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka rënë në një gjendje tëvendnumërimit. Pala serbe kurrsesi të "kupton" se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.Në këtë drejtim janë keqësuar edhe më shumë raportet ndërshtetërore.Serbia synon ndarjen e Kosovës ose krijimin e një shteti serb me asociacionin serb.
Kosova mbështetet në parimin e të drejtës ndërkombëtare të reciprocitetit dhe të njohjes reciproke të shtetit.Këtu është mbetur gjendja.BE është treguar jo frytdhënës në dialog.
Përfaqësuesit e BE-së për dialog vijnë nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Mbi këtë nuk e ndërtuan një politikë për zgjidhjen e çështjes. Ata u mbështeten gjëja nëdialog, por ruajtën çdo herë pozitën e Serbisë, duke lejuar veprime luftënxitëse të shtetit serb.Edhe përfaqësuesit e Francës dhe të Gjermanisë, z Emanuel Bonne dhe z.Jens Plötner, të caktuar për të ndihmuar dialogun, vijnë nga pozitat jo të qarta politike.Asnjëri nuk e mbështet dialogun nëpërmjet të cilit në qendër është njohja reciproke e shtetit. Tjetër është përfaqësuesi anglez dhe ai amerikan, të cilët e përkrahin dialogun, por në qendër e kanë njohjen reciproke.
Inkuadrimi në dialog i të dy përfaqësuesve tregon një gjendje të pa qartë në përfundim të dialogut. Tash i kemi të inkuadruar shtetet kryesore të perëndimit në dialog.Kjo pjesëmarrjeështë e dëmshme. Sidomos,ajo franceze. Ndërsa, te Gjermania, edhe pse Berlini tregon dëshirë për njohje, ky përfaqësues, z.Plötner, nuk është për njohje reciproke. Me këtëi hapet porta që edhe Rusia të kërkon të merr pjesë në dialog me përfaqësuesin e vetë. Kjo është e dëmshme.Përfaqësuesi i Francës e kundërshton njohjen. Mëi qartë nuk është as ai gjerman.
Të dy këta përfaqësues janë në pozitë të spanjollit, z Borel dhe të sllovakut, z.Lajçak. Kështu u keqësua dialogu.
Për Kosovën po vijnë ditët më të rënda. Nuk u ndihmua kështu dialogu me këta dy përfaqësues. Ata e ndërlikuan edhe më shumë dialogun.Me këta përfaqësues u bë edhe më realitet ndërtimi i asociacionit serb në Kosovë, e që edhe kompetencat do të zgjerohen. Kështu iu dha Serbisë mundësia të kërkon që edhe shteti rus të cakton një përfaqësues në dialog.
BE-ja me përforcime të reja për dinamizmin e dialogut mes Kosovës dhe SerbisëLexoni edhe:
Natyrisht se Kosova nuk mund ti caktoj përfaqësuesit e BE-së dhe të shteteve vendimmarrëse në union.Kosova kërkohet të mbështet kryesisht te Uashingtoni. Nga atje kemi qëndrim të qartë. Dialog pa njihje të shtetit nuk duhet të ketë.
Qendra e tërë dialogut kërkohet të mbetet njohja reciproke.
Askush në Kosovë nuk ka të drejtë të diskutoj me shtetin serb organizimin e brendshëm të shtetit. Kjo është e drejtë e vetë shtetit të Kosovës.Kurrsesi pa njohje reciproke nuk ka dialog.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".